Partive politike u pëlqen ideja për reformë zgjedhore

Partive politike u pëlqen ideja për reformë zgjedhore

Reforma zgjedhore në Kosovë do të mbetet peng i vullnetit politik, sikurse edhe shumë procese tjera që kanë filluar, por nuk janë përmbyllur për shkak të mungesës së harmonizimit ndërmjet subjekteve politike. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, thonë se ende nuk ekziston vullneti i duhur politik për të bërë […]

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, thonë se ende nuk ekziston vullneti i duhur politik për të bërë një reformë zgjedhore.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë, se kjo çështje është duke u përfolur që prej vitit 2011. Sipas saj, asnjë nga qeveritë dhe as qeveria aktuale nuk kanë shprehur interesim të dukshëm për të bërë reformën e kërkuar për sistemin zgjedhor.

“Ata janë bartësit e reformës zgjedhore sepse nga parlamenti nga partitë politike të cilat janë në pushtet gjithmonë varet se a do te kemi reformë zgjedhore apo jo. Përderisa nuk po lëvizë asgjë unë nuk shoh që ka ndonjë gatishmëri politike nga kushdo qoftë që të filloj reforma”, tha Daka.

Presidenca e Kosovës, kishte formuar një grup punues për ketë çështje dhe sipas zyrës për media nga presidenca, grupi ka kryer punët që kishte për obligim rreth kësaj çështje.

“Grupi punues i formuar nga presidenti për reformën zgjedhore, i përbërë nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, e ka kryer punën e vet. Janë finalizuar propozimet e tyre për ndryshimet zgjedhore dhe tani nevojitet vetëm konsensusi i subjekteve politike për të përfunduar në tërësi ky proces”,thuhet në një përgjigje me shkrim nga Zyra për Informim e Presidencës.

Eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike, konkretisht liderët e partive nuk duan që të ketë një sistem të reformuar zgjedhor, pasi që siç thotë ai nuk duan që t’i humbin privilegjet dhe pozicionet që i kanë.

Ai tha se sistemi aktual u përgjigjet elitave politike, dhe se ata nuk duan as një transformim të brendshëm demokratik.

“Me vite dhe dekada të njëjtit njerëz në krye të të njëjtave parti e kështu me radhe ose afërsisht të njëjtit me përjashtime të disa subjekteve politike që kanë ndodhur ndryshimet…atëherë kjo është qasja konservative mungesa vullnetit politik dhe institucional që thjesht të ketë dyshime, të ketë reformime të sistemit dhe të ketë avancime për arsye se proceset elektorale dhe kjo gjendje legjislative sjellin shumë probleme në zbatimin dhe përmbylljen e proceseve elektorale, prandaj nëse e shohim në tersi nuk duan t’i humbin privilegjet dhe pozicionet që i kanë dhe që u sjell ky legjislacion e sistem elektoral elitave, udhëheqjeve politike të subjekteve politike kryesore, pra ato më të mëdhat”, tha Baraliu.

Instituti Demokratik i Kosovës e konsideron si të nevojshme dhe të domosdoshme përfundimin e reformës zgjedhore para zgjedhjeve të ardhshme.

Blerta Aliu, koordinatore për marrëdhënie me publikun në KDI, tha për Radion Evropa e Lirë se kohëve të fundit organizata me projektet e saj ka punuar edhe me shoqërinë civile, por edhe me partitë politike për të marrë qëndrimet e tyre lidhur me elementet specifike të reformës zgjedhore.

“Partitë e përkrahin reformën, megjithatë ajo që vërehet është se nuk ka një qëndrim unik tek partitë lidhur me kohën se kur duhet të mbahet. Opozita po kërkon zgjedhje përderisa pozita po kërkon reformë para zgjedhjeve. Në anën tjetër kemi edhe presidentin që pati iniciuar çështjen e reformës, megjithatë nuk është duke u marrë në vazhdimësi me këtë çështje. Duket se ka ngecur iniciativa e tij”, tha Aliu.

Aliu thekson po ashtu se partitë politike deklarohen se janë për ndryshime dhe reformë zgjedhore, por ato nuk e kanë prioritet atë kur është fjala për të zbatuar një gjë të tillë.

“Agjendat e partive politike janë duke dalluar. Partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje dhe normalisht që nuk e kanë fare prioritet që të merren me reformën zgjedhore. Ata thotë se tek pas zgjedhjeve të ardhshme mund ta iniciojnë si çështje të mblidhen dhe t’i rregullojnë elementet e caktuar të sistemit zgjedhor, përderisa partitë në pushtet duan që ky proces të iniciohet paraprakisht në mënyrë që të mos shkohet në zgjedhje të shpejta”, tha Aliu.

Njohësit e sistemit zgjedhor kanë thënë se duke pasur për bazë që në secilin proces zgjedhor janë vërejtur probleme, dhe kjo sipas tyre, në mungesë të ndryshimit të ligjit, reforma zgjedhore duhet të jetë prioritet i institucioneve shtetërore.

KDI ka zhvilluar një pyetësor për subjektet politike kryesore në vend, me anë të së cilit janë marrë preferencat për elemente specifike që duhet të përfshijë reforma zgjedhore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?