Paralajmërimi i frikshëm i Putinit për Evropën

Paralajmërimi i frikshëm i Putinit për Evropën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi gjatë së mërkurës për një garë të re armatimesh, nëse Amerika tërhiqet nga traktati i armëve bërthamore, e shtoi madje se Rusia do të përgjigjet “në të njëjtën natyrë” ndaj çdo rakete të re amerikane të vendosur në territorin e Evropës. Gjatë fundjavës së kaluar, presidenti amerikan Donald Trump […]

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi gjatë së mërkurës për një garë të re armatimesh, nëse Amerika tërhiqet nga traktati i armëve bërthamore, e shtoi madje se Rusia do të përgjigjet “në të njëjtën natyrë” ndaj çdo rakete të re amerikane të vendosur në territorin e Evropës.

Gjatë fundjavës së kaluar, presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi shqetësim global, kur tha se mund ta anulojë një traktat mbi armët bërthamore të nënshkruar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, të ashtuquajturën “INF” gati tridekadëshe që ndalon prodhimin e raketave me rreze të mesme veprimi dhe mbushje bërthamore.

Duke folur pas takimit me këshilltarin e Trumpit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, të cilin e priti gjatë së martës, Putin paralajmëroi se braktisja e traktatit dhe dështimi për të zgjatur një tjetër marrëveshje kyçe mbi kontrollin e armëve, të njohur si “Neë START” (Fillimi i ri), do të shkaktonte kështu një garë të re armatimesh dhe do ta vendoste Evropën në rrezik.

Putin tha se zhbërja e një sistemi global të kontrollit të armëve ishte “tejet i rrezikshëm”, duke shtuar se Rusia është e shqetësuar nga fakti që Shtetet e Bashkuara e kanë braktisur tashmë traktatin kundër raketave balistike, po mendojnë të tërhiqen nga “INF”-ja, ndërsa e ardhmja e “Neë START” mbetet e paqartë.

“Nuk mbetet gjë tjetër veçse një garë e re armatimesh”, tha ai në një konferencë për shtyp pas diskutimeve me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

Presidenti rus tha se, nëse Uashingtoni shkon drejt braktisjes së “INF”-së dhe transferon më shumë raketa në Evropë, atëherë Rusia do të përgjigjej “në të njëjtën mënyrë”.

“A do të mund të përgjigjemi ne? – pyeti ai. – Po, do të përgjigjemi dhe do të jetë diçka shumë e shpejtë dhe efektive”.

Putin shtoi se çdo vend europian që do të pranojë të strehojë raketa amerikane do të vihet përballë rrezikut të një sulmi rus. “Këto janë gjëra të qarta”, tha udhëheqësi rus. “Do të ktheheshim edhe njëherë në situatë të ngjashme me raketat Pershing në Evropë”, shtoi ai, duke iu referuar raketave amerikane të dislokuara në Europën Perëndimore në vitet ’80.

Putin deklaroi gjithsesi se, nuk sheh asnjë arsye për ta vendosur Europën përballë rrezikut, ndaj akuzoi Shtetet e Bashkuara se po shkel traktatin “INF”.

Megjithatë, Putin dhe Trump do të marrin pjesë në një ngjarje në Paris, më 11 nëntor, që do të shënojë përkujtimin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore. Kremlini tha të mërkurën se është i gatshëm të diskutojë mbi mundësinë e një samiti mes Putinit dhe Trumpit në Uashington, vitin e ardhshëm.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?