Pamje nga aksidenti me tren në Taivan, ky është numri i saktë i viktimave (Video)

Së paku 18 vetë janë vrarë dhe 171 janë plagosur pasi një tren ekspres ka dalë jashtë shinave, aksidenti më i keq hekurudhor që ka ndodhur gjatë 20 viteve në ishull. Treni ekspres, Puyuma kishte më shumë se 366 pasagjerë derisa ishte duke udhëtuar nga një periferi të Taipei në drejtim të qytetit jugor të […]
Së paku 18 vetë janë vrarë dhe 171 janë plagosur pasi një tren ekspres ka dalë jashtë shinave, aksidenti më i keq hekurudhor që ka ndodhur gjatë 20 viteve në ishull.
Treni ekspres, Puyuma kishte më shumë se 366 pasagjerë derisa ishte duke udhëtuar nga një periferi të Taipei në drejtim të qytetit jugor të Taitung, kur doli jashtë shinave, tha qeveria e Tajvanit në deklaratë.
Agjencia Kombëtare e Zjarrit fillimisht tha se 22 persona vdiqën në aksident, por më vonë e ulën numrin e tyre në 18, duke thënë se ishte një gabim në llogaritje.
“Treni po shkonte shumë shpejt. Mendova me vete: Pse nuk po ngadalësohej në një kurbë?” i tha agjensisë së lajmeve Reuters, 30-vjeçari Henry Tseng, i cili ishte në bord dhe pësoi lëndime në sy.












