Pacolli: Ideja e Thaçit për kufijtë po merr mbështetje çdo ditë e më shumë

Pacolli: Ideja e Thaçit për kufijtë po merr mbështetje çdo ditë e më shumë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar temën më të përfolur të kohëve të fundit – idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit me Serbinë. “Unë këtë çka po e dëgjoj edhe në vizitat dhe takimet që presidenti Hashim Thaçi ka nëpër botë, në fillim më është […]

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar temën më të përfolur të kohëve të fundit – idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

“Unë këtë çka po e dëgjoj edhe në vizitat dhe takimet që presidenti Hashim Thaçi ka nëpër botë, në fillim më është dukur si një çështje e paarritshme, një çështje që flitet dhe pak e çuditshme”.

“T’iu them të drejtën, po e shoh se çdo ditë e më tepër kjo ide po merr mbështetje. Nuk e di çka mendohet në korrigjimin e kufijve por unë korrigjimin e kufijve e kuptoj si një demarkacion. Demarkacion është edhe kur 1 m ose 10 km korrigjohet kufiri”.

“Si ide e tillë, unë e di, sot, një numër i madh i kosovarëve e kuptojnë si një gjë normale – ndërrimin e territoreve diku që nuk i kemi kontrolluar deri tani dhe nuk do t’i kontrollojmë as në të ardhmen për territoret që janë me njerëz të gjakut dhe gjuhës tonë”.

Pacolli në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se serbët nuk do t’i japin përkrahje kësaj ideje.

“Serbët nuk do ta mbështesin për arsye se serbët kanë synime të tjera në Kosovë dhe nuk do ta mbështesin këtë ide. Në njërën anë, janë këto dëshira ose ideja e Thaçit që çdo ditë e më tepër po has në mirëkuptim dhe nga ana tjetër, Serbia që ka folur njëherë për ndërrim të territoreve dhe tash po duket se është tërhequr pak”.

Zëvendëskryeministri i parë ka bërë të ditur se në muajin nëntor në Francë do të ketë një takim trilateral mes tre homologëve – presidentit të Kosovës, atij të Serbisë dhe Francës.

“E di se do të ketë takim në Francë në muajin nëntor, mes Hashim Thaçit, Aleksandar Vuçiqit, si dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe do të diskutohet kjo për shkak se edhe gjatë takimit që pati presidenti Hashim Thaçi me Emmanuel Macron, në Samitin e Frankofonisë, është diskutuar një gjë e tillë”.

“Vet presidenti [Emmanuel Macron] thotë ecni përpara, mos pushoni. Bashkësia Ndërkombëtare nuk mund të durojë një problem të pazgjidhur në Ballkan dhe Evropë dhe ju inkurajoj ecni përpara. Ai na ka thënë bisedoni dhe ecni përpara, keni mbështetjen e Francës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?