Pacolli e quajti mashtrues dhe e dëboi nga AKR-ja, Albin Kurti e merr në VV

Pacolli e quajti mashtrues dhe e dëboi nga AKR-ja, Albin Kurti e merr në VV

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se në partinë e tij është antarësuar ish-deputeti i AKR-së, Arsim Rexhepi. Kurti përmes një postimi në Facebook ka thurrur vargje lavdëruese për Rexhepin [ashtu si për çdo prurje tjetër, sado problematike qoftë] të cilin Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së e akuzonte për mashtrim, pasi sipas tij […]

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se në partinë e tij është antarësuar ish-deputeti i AKR-së, Arsim Rexhepi.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thurrur vargje lavdëruese për Rexhepin [ashtu si për çdo prurje tjetër, sado problematike qoftë] të cilin Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së e akuzonte për mashtrim, pasi sipas tij CV-ja e Rexhepit nuk përputhej me atë që është në të vërtetë.

“Atij nuk i përgjigjet CV-ja që ka dhënë. Kur kanë ardhur kanë thënë se janë docentë, janë doktorë, kanë përfunduar fakultete jashtë vendit etj. Kjo nuk është e vërtetë”, thoshte Pacolli Rexhepin.

Postimi i plotë i Kurtit:

Dr. Phil. Arsim Rexhepi, u anëtarësua sot në VETËVENDOSJE!. Studimet e Letërsisë Krahasimtare, Letërsisë Gjermane dhe të Historisë së Artit i ka kryer në Universitetin e Ruhr-it në Bochum të Gjermanisë, me ç’rast tema e magjistraturës së tij ishte “Autorefleksioni dhe Mitologjia në Letersinë Postmoderne”, kurse e doktoraturës “Mbi Funksionin e Hapsirës në Letërsinë bashkëkohore”.

Arsimi ka të kryer edhe studimet e Shkencave Politike, Drejtimi i Qeverisjes, në Universitetin e Hagen-it. Ai është ligjërues i Letërsisë Gjermane në Universitetin Teknik të Dortmundit. Tash po i kryen studimet e postdoktoraturës në temën “Mbi Vetminë dhe të Huajën në Letërsinë Postmoderne. Kafka, Kadare, Kundera” në Universitetin e Bochumit të Gjermanisë.

Arsim Rexhepi ka qenë deputet i Legjislacionit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (2007-2011), ku ka kryer funksionin e kryetarit të Komisionit të Arsimit dhe të udhëheqësit të Grupit Kuvendor të Miqësisë Kosovë-Gjermani. Arsimi është edhe shkrimtar, autor i një varg veprash letrare, si psh. i romanit “Dyert e mia në dy net të ndryshme” dhe librave poetik “Eva ime jerm”, “Prush dhe shpirt” etj. Me Arsimin, Lëvizjes sonë i shtohet dije e fuqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?