Osmani: 90% e ambasadorëve janë të politizuar

Osmani: 90% e ambasadorëve janë të politizuar

Emërimet e ambasadorëve nga ana e Qeverisë Haradinaj nuk po bëhen në bazë të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, duke tejkaluar kështu kufizimin që së paku 50% prej tyre të jenë ambasadorë të karrierës. Madje 90% e ambasadorëve të Kosovës janë politikë. Kështu të paktën ka potencuar në një prononcim për Telegrafin, kryetarja e Komisionit […]

Madje 90% e ambasadorëve të Kosovës janë politikë. Kështu të paktën ka potencuar në një prononcim për Telegrafin, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, njëherësh edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se Qeveria Haradinaj e ka shndërruar shërbimin e jashtëm në një shërbim të partive në pushtet.

“Ligji është i qartë në kërkesën që emërimet politike nuk mund të jenë mbi 50%. Fatkeqësisht tani kemi një tejkalim të madh të kësaj përqindje dhe emërimet politike kanë arritur në diku 90%, duke e shndërruar kështu shërbimin e jashtëm në një shërbim të partive në pushtet”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka theksuar se për këto shkelje ligjore është diskutuar edhe në mbledhjet e komisionit të cilin ajo e drejton, duke shtuar se kanë formuar një Grup punues për monitorimin e kësaj situate.

“Deri tani këto shkelje ligjore i kemi trajtuar në shumë mbledhje të Komisionit, përfshirë mbledhjen e fundit ku kemi trajtuar edhe vlerësimet e sindikatës së MPJ-së rreth këtyre shkeljeve.

Si Komision kemi formuar një Grup punues që në veçanti do të monitorojë këto shkelje dhe brenda dy javësh përafërsisht do të dalë me rekomandim”, theksoi Osmani.

Tutje, deputetja e LDK-së ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi, që të mos dekretojë emërimet e ambasadorëve politikë.

“Ne i kemi bërë thirrje edhe Presidentit që mos të dekretojë emërimet politike meqë bie ndesh me ligjin dhe kompetencat e tij kushtetuese, por ashtu siç edhe është pritur ai ka vazhduar me nënshkrimin e këtyre emërimeve”, tha Osmani.

Ndërkaq, neni 7.7 i Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe për Shërbimin Diplomatik e përcakton qartazi se emërimet politike të ambasadorëve nuk duhet të jenë mbi 50%.

“Së paku pesëdhjetë për qind (50%) të emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?