Osman Musliu: Familja më ftoi, shteti nuk më lejoi ta lajë xhenazen e Adem Demaçit

Osman Musliu thotë se familjarët e Adem Demaçit i kishin kërkuar që ta lante xhenazen e të ndjerit, por shteti s’ia lejoi këtë. Në pyetjen e Periskopit se si e komenton debatin e fundit që është hapur për ish-presidentin Rugova, Musliu përgjigjet kështu: “Myftiu deklaroi që e kanë la xhenazen, dul Rexhep Boja tha e […]
Në pyetjen e Periskopit se si e komenton debatin e fundit që është hapur për ish-presidentin Rugova, Musliu përgjigjet kështu:
“Myftiu deklaroi që e kanë la xhenazen, dul Rexhep Boja tha e kam la, dul Sali Caca tha s’është e vërtetë, unë mendoj që këto sene shteti duhet t’i rregullojë. Jo me ndodhë si për shembull me Ibrahim Rugovën që ia kanë falë xhenazen, a ia kanë la a s’ia kanë la, unë s’e di po për mu ajo nuk është e faltë për arsye se s’ka qenë në protokol fare. Njëjtë ka ndodhë edhe me bacën Adem, me Adem Demaçin, unë kam qenë në homazhe në Kuvend ku ka vdekë baci Adem, djali i Demacit, Shqiptari së bashku me vajzën e tij, mu ka drejtu djali ka thënë mulla Osman a ka mundësi me ardhe me i kry ceremonitë, ka thënë merri edhe tre hoxhallarë a katër hoxhallarë edhe me ardhë me i kry ceremonitë fetare të prindit tim. Unë e kam ditë për nder prej Shqiptarit që m’ka thirrë, m’ka nderu me shku me la trupin e një atdhetari, një patrioti që ka dhënë shumë. Kur ka ardhë kur jemi ardhë të nesërmën që kam majtë fjalim këtu në shesh, dmth këta qeveritarët tonë nuk e kanë fare në protocol, jemi shku ia kemi falë xhenazen por nuk e kanë fare në protocol. Por kështu është kur është Myftia i lig, se unë me kanë kisha thanë zotni kur ma kërkon familja, unë këtë duhet me bë. E kena falë si tinza. Xhenazen ia ka falë Xhelal Pakashtica, në fund si tinza qashtu. Se Myftiu është i lig, se i tutet Hashimit, Ramushit, Kadrisë, pra ai ma shumë i respekton këta se sa familjet e dëshmorëve”, ka thënë Musliu./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/252270012303015/












