OSBE fajëson institucionet për dhunën në familje në Kosovë

OSBE fajëson institucionet për dhunën në familje në Kosovë

Policia e Kosovës sot ka filluar fushatën sensibilizuese kundër dhunës në familje. Drejtori i saj, Rashit Qalaj, tha se fushata e filluar ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë në lidhje me dhunën në familje. Sipas tij fenomenet e tilla nuk do të tolerohen, por për këtë ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, për të cilët […]

Sipas tij fenomenet e tilla nuk do të tolerohen, por për këtë ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, për të cilët ka thënë se duhet të bëhen partnerë në luftimin e dhunës në familje.

“Ta japim një mesazh bashkërisht që dhuna të largohet nga shtëpitë tona. Kërkoj nga të gjithë, bashkërisht që kudo që shihni, kudo që dëgjoni që përdoret dhunë, të raportoni Policinë e Kosovës, në mënyrë që bashkërisht me kontributin e të gjithëve, megjithëse të gjithë jemi të obliguar para ligjit, por edhe si pjesëtarë të kësaj shoqërie ta ndalojmë dhe ta minimizojmë dhunën në familje”, ka bërë thirrje Qalaj

Në anën tjetër, përfaqësuesi nga OSBE, Wolfgang Nikolaus, ka deklaruar se dhuna në familje është një fenomen global, por që më së shumti e vuajnë gratë dhe Kosova nuk bënë përjashtim.

Nikolaus e ka quajtur dhunën në familje “krim të tmerrshëm”, gjë që i bënë shoqëritë më të dobëta dhe më fragjile.

Nikolaus nuk ka lënë pa përmendur edhe mosefikasitetin mjaftueshëm e institucioneve kosovare për të zbatuar ligjet dhe angazhimin e varfër të shoqërisë për të luftuar këtë fenomen.

“Deri më tani, institucionet publike në Kosovë nuk kanë qenë mjaft të afta të përkthejnë në mënyrë efektive këto ligje në praktikë. Po ashtu, dhuna në familje është e lidhur me një angazhim të dobët të shoqërisë për të raportuar rastet e dhunës tek institucionet e rendit. Duke e parë këtë problem, dhuna në familje është bërë prioritet i misionit të OSBE-së në Kosovë”, ka vënë në pah Nikolaus.

Fushata do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe do të zgjas disa ditë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?