Operatorët privatë protestojnë kundër autobusëve të rinj: Askush s’po hip në autobusët tanë

Operatorët privatë protestojnë kundër autobusëve të rinj: Askush s’po hip në autobusët tanë

Operatorët privatë të linjave të transportit publik sot po mbajnë protestë, duke kundërshtuar vënien në funksion të autobusëve të rinj, me pretekstin se në autobusët e tyre nuk po hipin më qytetarët. Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj kësaj proteste, duke e cilësuar si bllokim të rrugëve të kryeqytetit. Ahmeti thotë […]

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj kësaj proteste, duke e cilësuar si bllokim të rrugëve të kryeqytetit.

Ahmeti thotë se komuna me kohë ka njoftuar se autobusët e vjetër do të zëvendësohen me ata të rinjt, shkruan Periskopi.

Ja dhe postimi i plotë:

Disa nga operatorët privat të linjave të transportit publik në Prishtinë edhe sot po protestojnë duke bllokuar rrugët e kryeqytetit. Ankesa kryesore është që kemi ndërhy me autobusë të ri në disa pjesë të qytetit ku ata kanë pas profit, posaqërisht në rrugën Muharrem Fejza dhe në Kalabri (te shkolla ekonomike). Po ashtu transportuesi nga Makovci është ankuar që autobusi i Keqekollës po ja merr udhëtaret sepse të gjithë po kanë dëshirë të voziten në autobusët e ri.

Kërkesë e kanë që autobusët e ri të tërhiqen nga Kalabria dhe nga Lagja e Spitalit sepse ata kanë pas autobusët e tyre të vjetër në këto linja.

Trafiku Urban I ka lajmëruar nënkontraktorët disa here gjatë viteve të fundit se autobusët e ri do ti zëvendësojnë të vjetrit.

Kalabria dhe Lagja e Spitalit kanë bërë qindra kërkesa për transport publik. Ka shumë linja që kalojnë në disa pjesë në të njejtat rrugë. Komuna e Prishtinës është pronare e linjave të transportit publik, dhe shërbimin për qytetarë e ka mbi interesin privat. Komuna vendos se ku janë nevojat për transport dhe ku do ti vendosë linjat dhe autobusët.

Prishtina ka nevojë për 160 autobusë, dhe me ligjin për Kredinë e kemi kusht qe 80 të jenë nga sektori publik e 80 nga sektori privat. Ne kemi 51 në pronësi publike.

Deri në janar do të tenderojmë linjat për sektorin privat dhe do të kenë kontratën e njejtë të pagesës për kilometre sikurse edhe trafiku urban. Të hyrat nga biletat transferohen te komunat. Kontratat do të jenë 7 – 10 vjecare por kompanitë duhet të investojnë në autobusë shumë më të ri se që I kanë sot. Do ta kemi një standard në krejt trasnportin publik. Do të shohim mundësinë e kontraktimit më të shpejtë me ato kompani që kanë ofruar transport të përgjegjshëm me vite në komunën tone.

I ftoj kompanitë që të përgatiten në javët në vijim për këtë aktivitet e mos të protestojnë sepse autobusët e ri nuk mund të tërhiqen nga qarkullimi për fitim të kompanive private. Prishtina ka nevojë për transport prandaj le të mendohet për shërbimin ndaj qytetarëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?