OAK i rikërkon Kuvendit ta heqë nga rendi i ditës Projektligjin për Miniera

OAK i rikërkon Kuvendit ta heqë nga rendi i ditës Projektligjin për Miniera

​​ Oda e Afarizmit të Kosovës, me rekomandim të bizneseve anëtare, edhe një herë ka kërkuar që projektligji për Miniera dhe Minerale të largohet nga rendi i ditës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një kërkesë drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare, kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetareve, OAK ka arsyetuar këtë kërkesë, duke vlerësuar se […]

​​ Oda e Afarizmit të Kosovës, me rekomandim të bizneseve anëtare, edhe një herë ka kërkuar që projektligji për Miniera dhe Minerale të largohet nga rendi i ditës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në një kërkesë drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare, kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetareve, OAK ka arsyetuar këtë kërkesë, duke vlerësuar se përveç mungesës së harmonizimit të këtij projektligji me ligjet e tjera të Republikës së Kosovës, arsye shtesë për kthim prapa të tij është edhe mos përfshirja e kërkesave kryesore të bizneseve të sektorit të Minierave dhe Mineraleve në draftin final.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka përsëritur edhe një herë disa nga rekomandimet e bëra dhe të mos përfshira në draftin final, e që konsiderohen esenciale nga bizneset e këtij sektori.

“Të rikthehen distancat dhe të jenë specifike për çdo sektor. 2.Me miratimin e lejes minerare të shfrytëzimit , zona e lejuar e shfrytëzimit hiqet nga fondi pyjor e kullosor, prone shtetërore dhe kalon si pasuri minerare.3. Të krijohen procedura të veçanta të aplikimit për licencë për çdo sektor, sepse veprimtaria dhe kompleksiteti i çdonjërit dallon nga tjetri. Pra, të bëhet ndarja e procedurave të aplikimit për Metalore, Jometalore, Zhavorr, Gurët dekorativë dhe Thëngjill etj. 4. Të klasifikohen lumenjtë dhe në bazë të llojit të caktohet distanca e punës në lumenj. 5. Të specifikohet në licencë hapësira punuese në lum dhe i licencuari të mbetet përgjegjës për mirëmbajtjen e shtratit të lumit në mënyrë që të mos degradohet dhe të mos ketë vërshime. 6. Një licencë për shfrytëzimin e rërës dhe zhavorrit që nuk gjendet në shtretërit e ujërave sipërfaqësorë duhet të jepet në bazë të kërkesës së pronarit të tokës ku gjenden. 7.

Kërkesa për koncesion shfrytëzimi të dërgohet në komunë, pastaj të paraqitet në KPMM. KPMM do të marrë përgjegjësinë e bartjes së këtyre kërkesave në Ministritë përkatëse. 8. Kërkesës për dhënien e licencës i bashkëngjiten: të dhënat për subjektin që kërkon koncesion, një hartë topografike në një shkallë prej 1: 5.000 së bashku me koordinatat e pikës kufitare të vendndodhjes së një zone të përcaktuar, një raport për vëzhgimin e tokës për qëllime të veçanta me shënime kadastrale për zonën për të cilën kërkohet dhënia e koncesionit të shfrytëzimit, të përgatitur nga tregtarët e veçantë – gjeodetë të autorizuara të tokës dhe shoqëritë tregtare për vrojtimin e tokës që plotësojnë kushtet sipas Ligjit mbi kadastrën e pronës së paluajtshme; një studim fizibiliteti të koncesionit.

9. Kontrollimi i zbatimit të projektit të bëhet nga Inspektorët Komunal të Komunës përkatëse, ndërsa KPMM të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme duke qenë organi më i lartë për këtë sektor. 10. Garancia të bëhet në të gjitha institucionet e licencuar nga BQK-ja dhe të dorëzohen në KPMM”, thuhet në komunikatë.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvend, që Projektligji për Miniera dhe Minerale të rikthehet edhe një herë në dëgjim publik, pasi që konsideron se ky rikthim do të jetë mjaft frytdhënës.

“Gjithashtu, Oda e Afarizmit të Kosovës Ju mirëpret në takime diskutuese me bizneset e sektorit të Minerave dhe Mineraleve duke pas parasysh që bizneset janë të interesuara t’i diskutojnë këto kërkesa me çdo palë që mund të ndikoj në këtë çështje. Ju lutemi që t’i përgjigjeni pozitivisht kërkesës tonë, në mënyrë që edhe miratimi i ligjeve të bëhet konform nevojave të bizneseve”, thuhet në komunikatën e OAK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?