Numri i vogël i nxënësve shuan paralelet nëpër shkolla

Numri i vogël i nxënësve shuan paralelet nëpër shkolla

Një shkollë në Strazhë të Prizrenit ka vetëm 7 nxënës. Një shkollë e tërë është mbyllur në Lipjan. Një paralele e ndarë është mbyllur në Bobiq të Pejës. Një paralele është mbyllur edhe në një fshat të Skenderajt. Këto janë vetëm disa prej pasojave të zvogëlimit të numrit të fëmijëve dhe shpërnguljes së kosovarëve nga […]

Një shkollë në Strazhë të Prizrenit ka vetëm 7 nxënës. Një shkollë e tërë është mbyllur në Lipjan. Një paralele e ndarë është mbyllur në Bobiq të Pejës. Një paralele është mbyllur edhe në një fshat të Skenderajt.

Këto janë vetëm disa prej pasojave të zvogëlimit të numrit të fëmijëve dhe shpërnguljes së kosovarëve nga fshatrat nëpër qytete.

Sidoqoftë, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit, Skënder Susuri, ka thënë se nuk kanë mbyllur asnjë shkollë, përkundër rënies së numrit të nxënësve.

Ai ka shtuar se situatë të rënduar sa i përket numrit të vogël të nxënësve kjo komunë ka në viset e thella rurale.

Sipas tij, në fshatin Struzhë funksionin një shkollë e cila ka vetëm 7 nxënës.

“Gjithsesi edhe në Komunën e Prizrenit ka zvogëlim të numrit të nxënësve krahasuar me vitet e mëparshme. Në situatë më të renduar janë viset e thella rurale, siç është rasti me fshatin Struzhë ku funksionon shkolla në gjuhën mësimore shqipe me gjithsej 7 nxënës. Kjo edhe nga fakti se pas luftës se vitit 1998/1999 për shkak të shkatërrimit të tërësishëm të këtij fshati, popullata nuk është kthyer, përkatësisht është shpërngulur në qytet“, ka thënë Susuri.

Në komunën e Lipjanit këtë vit është mbyllur një shkollë, kjo është bërë me vendim të inspektoratit, ka bërë të ditur Drejtori i Arsimit të kësaj komunë, Rasim Hasani.

Për shkak të numrit të vogël të nxënësve, këtë vit në fshatin Babiq të komunës së Pejës mbyllur paralelja e ndarë e shkollës fillore “Pjetër Budi”.

Fatin e njëjte në këtë komunë, para dy vitesh e ka pasur edhe paralelja e ndarë e shkollës fillore “Migjeni” në fshatin Nepolë.

“Këtë vit është mbyllur Paralelja e ndarë e shkollës fillore të mesme të ulët  ” Pjetër Budi” në Babiq. Ndërsa në vitin 2016 është mbyllur paralelja e ndarë e shkollës “Migjeni” në fshatin Nepolë”, ka thënë Melodi Gashi, Zyrtare e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Pejës.

Në komunën e Fushë Kosovës, ka rritje të numrit të nxënësve, e si pasojë e kësaj nuk është mbyllur asnjë shkollë.

Por, kjo gjendje nuk ka qenë kështu para pesë vitesh, kur edhe është mbyllur paralelja e shkollës në Bardh të Vogël. Mirëpo, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Islam Shabani, tregon se kjo gjendje nuk ishte e njëjtë edhe para pesë vitesh.

“Në Fushë Kosovë e kemi mbyllur një shkollë para 5 viteve – Paralelja e ndarë fizike në Bardh të Vogël.  Arsyeja e mbylljes ka qenë numri i vogël i nxënësve , prej kl. 1 deri në 9 –  pra ,  gjithsej 52 nxënës në 9 paralele ( prej 4 nxënës deri në 7 nxënës për paralele). Komuna ka vendosur që të bartë nxënësit deri në shkollën ”Bajram Curri “ Sllatine dhe anasjelltas, që është vetëm 3 km larg Bardhit të Vogël”, ka thënë Shabani.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Deçanit Qazim Maloku, ka treguar se në komunën e tij nuk kanë mbyllur asnjë shkollë në dy vitet e fundit, mirëpo, një e tillë është mbyllur në vitin 2015, si pasojë e numrit të vogël të nxënësve.

“Në komunën e Deçanit nuk ka asnjë shkollë që është mbyllur në dy  vitet e fundit. Në vitin 2015  është shkolla e fundit që është mbyllur, në mungesë të nxënësve dhe ky ishte  Gjimnazi “Sami Frashëri”në fshatin  Irzniq, gjimnaz   ky i hapur në vitin 1997”, ka thënë Maloku.

Drejtori i Arsimit në komunën e Skenderajt Bekim Latifi, ka thënë se në periudhën prej dy vitesh, si pasojë e numrit të vogël të nxënësve është mbyllur paralelja e ndarë në fshatin Izbicë e shkollës “Skender Skenderi”.

Përkundër faktit që në këtë komunë ka ende paralele me numër të vogël të nxënësve, ato nuk janë mbyllur, pasi ka nxënës që udhëtojnë në distanca të largëta.

“Në dy vitet e fundit është mbyllur paralelja e ndarë në Fshatin Izbicë shfmu,,Skender Skenderi” Vojnik për mungesë te nxënësve. Disa paralele te ndara janë me nr. te vogël te nxënësve mirëpo për shkak se nuk kemi dashtë qe këta nxënës te udhëtojnë në distanca te gjata nuk kemi marrë asnjë vendim për mbylljen e tyre”, është shprehur Latifi.

Nga Komuna e Rahovecit kanë thënë se përkundër numrit të vogël të nxënësve, nuk është mbyllur asnjë shkollë.

“Në komunën e Rahovecit në këtë vit, por edhe në dy vitet e fundit asnjë shkollë nuk është mbyllur.  Është shqetësues rënia e numrit të nxënësve, por kjo rënie për fat të mire nuk ka shkaktuar mbylljen e shkollave”, është shprehur Avni Morina, Drejtor i Arsimit në Rahovec.

Po ashtu, edhe në komunën e Vitisë thonë se ka rënë numri i nxënësve, mirëpo kjo nuk ka ndikuar që aty të mbyllen shkollat.

“Edhe pse si në shumë komuna edhe në Komunën e Vitisë është duke rënë numri i nxënësve, kemi shumë paralele me numër të vogël të nxënësve, nuk kemi mbyllur asnjë shkollë këto katër vitet e fundit”, ka thënë Drejtoresha e Arsimit në komunën e Vitisë, Fatbardha Emini.

Komuna e Ferizajt, Dragashit, Klinës dhe Suharekës po ashtu janë ndër komunat që nuk kanë mbylluar asnjë paralele të shkollave të tyre, në periudhën kohore prej dy apo më shumë vitesh. Këtë e kanë bërë të ditur drejtorët e arsimit të këtyre komunave.

Ndërsa, këtë shtator, në komunën e Kamenicës shkolla e fshatit Meshinë nuk hapi dyert për nxënësit e saj. Në këtë zonë kishin mbetur vetëm 3 nxënës, dhe kështu komuna e Kamenicës mori vendim që ata t’i bartë deri në shkollën e qytetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?