Njëra vdiq, e aksidentuara tjetër në rrugën B në gjendje të rëndë

Vjaza me inicialet F.R (23 vjeç), është aksidentuar rëndë mbrëmë në rrugën “B”. Zyrtarë nga QKUK thonë e gjendja e saj vazhdon të mbetet e rëndë. “Sipas mjekëve të intensives, gjendja e pacientes (F.R 1995) vazhdon të mbetet e rëndë, edhe pse ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm të stafit të mjekimit intensiv”, tha zëdhënësi i […]
“Sipas mjekëve të intensives, gjendja e pacientes (F.R 1995) vazhdon të mbetet e rëndë, edhe pse ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm të stafit të mjekimit intensiv”, tha zëdhënësi i QKU-së, Shpend Fazliu për Express.
Ndryshe, aksidenti në fjalë ka ndodhur dje në rreth orës 16:00, në Rrugën “B”. Shoferi i moshës 20 vjeç ka goditur dy këmbësore, njëra prej tyre L.A (30-vjeç) ka ndërruar jetë.
Ndërsa e aksidentuara tjetër F.R 23 vjeçare, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Ngasësi i veturës BMW, L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për kujdes te të gjithë pjesëmarrësit e komunikacionit.












