Një muaj paraburgim për personat që grabitën banka, kazino e bastore

Një muaj paraburgim për personat që grabitën banka, kazino e bastore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.G, I.A, F.C, L.SH, A.H, XH.SH për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me personat K.SH, R.A dhe L.L të cilët gjenden në arrati, kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje grabitje, grabitje […]

Të pandehurve F.G, I.A, F.C, L.SH, A.H, XH.SH, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se gjashtë të pandehurit nga muaji gusht 2018 deri me dt. 15 tetor 2018 kur edhe janë arrestuar kanë kryer vjedhje të ndryshme në filiale të Teb Bankës, Kep Bankës, NLB Bankës, pastaj vjedhje nëpër pompa të ndryshme të derivateve në vende të ndryshme të Kosovës, vjedhje nëpër kazino dhe bastore të ndryshme, po ashtu të pandehurit kanë kryer vjedhje edhe në super markete të ndryshme, ndërsa me dt.12 tetor 2018 gjatë ndjekjes nga policia të njëjtit kishin tentuar me qëllim që ti privojnë nga jeta të dëmtuarit – policët, në atë mënyrë që kishin shtënë me armë automatike AK-47 në drejtim të njësisë policore dhe kishin ikur nga vendi i ngjarjes. Të pandehurit F.G, I.A, F.C, L.SH, A.H, XH.SH gjatë kësaj periudhe akuzohen nga Prokuroria   se në bashkëkryerje kanë kryer 33 vepra penale gjatë periudhës Gusht 2018 deri me dt. 15 tetor 2018.Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e m asës së paraburgimit kundër këtyre gjashtë të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, e po ashtu edhe për të parandaluar kryerjen e ndonjë vepre penale të natyrës së ngjashme pasi që karakteristikat personale të tyre tregojnë rrezik potencial se nëse do të mbrohen në liri, të njëjtit do të vazhdojnë me aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me veprat penale nga neni 329  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?