Një burrë në Ferizaj nguc një grua me SMS, dy burra në Prizren shantazhojnë një grua me videoinçizim intim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, për shkak se kishte kërcënuar një femër. Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 18.00, kur një femër kishte raportuar në polici se një i dyshuar i kishte dërguar SMS ngacmuese dhe kërcënuese. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkohë […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, për shkak se kishte kërcënuar një femër.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 18.00, kur një femër kishte raportuar në polici se një i dyshuar i kishte dërguar SMS ngacmuese dhe kërcënuese.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi shantazhuan një femër duke i thënë se nuk iu jep 500 euro, do t’i publikohet incizimi intim i saj.
Rasti ka ndodhur më 14 tetor, në ora 19.30, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
/Periskopi












