Nis seanca kundër zëvendësministrit i cili dyshohet për ryshfet

Ka nisur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, i dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Cena ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës së bashku me dy persona tjerë të dyshuar. Policia e Kosovës ka thënë se arrestimi është bërë gjatë […]
Cena ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës së bashku me dy persona tjerë të dyshuar.
Policia e Kosovës ka thënë se arrestimi është bërë gjatë ditës së djeshme pas një veprimi hetimor nga Policia e Kosovës.
“Ju informoj se me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës se Kosovës. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marre rryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë Hoxha për Periskopin
Hoxha ka thënë se “të gjitha veprimet tjera policore do te ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve te organeve kompetente te drejtësisë”.
Musa Cena vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).












