Ngjarje e rëndë: 10 vjeçari vret me thikë vëllanë e madh

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Baltëz të Fierit. Vëllai 10 vjeç ka goditur me thikë të vëllanë 3 vjet më të madh. Ngjarja është shënuar rreth orës 10:50 të ditës së sotme (24 tetor) dhe 13 vjeçari humbi jetën në spitalin e Fierit. “Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje […]
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Baltëz të Fierit. Vëllai 10 vjeç ka goditur me thikë të vëllanë 3 vjet më të madh.
Ngjarja është shënuar rreth orës 10:50 të ditës së sotme (24 tetor) dhe 13 vjeçari humbi jetën në spitalin e Fierit.
“Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit” informoi policia e Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë banorë të fshatit thonë se djemtë ishin duke pastruar peshkun, kur kishin dëgjuar të bërtitura ndërsa asnjë nga prindërit nuk ishin aty
“Erdhëm me vrap në oborr dhe pamë djalin e plagosur, të mbuluar me gjak” thotë fqinji.
Familja Veizi ishte një familje e varfër dhe prindërit detyroheshin të shkonin në Vlorë për të punuar. Sot ata nuk kishin shkuar në shkollë.
“Familja Veizi në gjendje të keqe ekonomike, prindërit shkonin e punonin në Vlorë. Të dy djemtë përpiqeshin te gatuanin, të hanin vetë, rrinin gjithmonë bashkë” na tregojnë banorët.












