Nënkryetari i PDK’së i reagon BE’së për importin e veturave të vjetra

Nënkryetari i PDK’së i reagon BE’së për importin e veturave të vjetra

Pas reagimit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, kundër projektligjit që mundëson importimin e veturave të vjetra deri në 15 vjet, ka reaguar edhe Memli Krasniqi. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka replikuar në shkrimin e Shefës së BE-së në Kosovë, […]

Pas reagimit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, kundër projektligjit që mundëson importimin e veturave të vjetra deri në 15 vjet, ka reaguar edhe Memli Krasniqi.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka replikuar në shkrimin e Shefës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke thënë se në Kosovë ka ndotës më të mëdhenj të ajrit, siç është qymyri për ngrohje. Ai ka rikujtuar se në Kosovë, jo të gjithë mund të blejnë makina të reja, siç është paraparë nga deputetët.

“Standardi i emetimit të Euro 4 bazohet në Direktivat 98/69/EC & 2002/80/EC, kështu që amendamenti i përmbahet akteve ligjore të BE-së. Unë ndaj shqetësimin tuaj lidhur me ndotjen e ajrit në Kosovë, por ka ndotës më të këqij, p.sh. djegia e qymyrit për ngrohje. Gjithashtu, jo të gjithë në vendin tonë mund të blejnë makina të reja”, i ka replikuar Krasniqi, Apostolovës.

Kujtojmë se Zyra e BE-së përmes rrjetit social Twitter, ka shprehur zhgënjimin për vendimin e deputetëve që veturat e vjetra deri në 15 të lejohen të importohen në Kosovë, duke thënë se projektligji është në kundërshtim me ligjet e BE-së.

“Jemi të zhgënjyer me vendimin e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik për rritjen e vjetërsisë së veturave të importuara deri në 15 vjet, përkundër shqetësimeve që kemi ngritur në Komitetin për MSA javën e kaluar. Kjo lëvizje do të ndikonte drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit në Kosovë dhe është kundër synimeve të Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.

“Vendimi i Komisionit është kundër Ligjit për mbrojtjen e ajrit dhe është në kontradiktë me rezolutën e Kuvendit për ndotje të ajrit që u votua në shkurtin e këtij viti si prioritet i lartë në nivelin shtetëror”, thuhet në reagim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?