Nënkryetari i Parisit i premton zëvendëskryeministrit të Kosovës mbështetje për DokuFestin

Nënkryetari i Parisit i premton zëvendëskryeministrit të Kosovës mbështetje për DokuFestin

Zv. kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, i cili ndodhet për vizitë në Francë, ka marrë pjesë në pritjen për bizneset e diasporës dhe ato të Kosovës në Ambasadën e e vendit tonë në Paris. Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, ai me këtë rast ka takuar edhe nënkryetarin e qytetit të Parisit, […]

Zv. kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, i cili ndodhet për vizitë në Francë, ka marrë pjesë në pritjen për bizneset e diasporës dhe ato të Kosovës në Ambasadën e e vendit tonë në Paris.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, ai me këtë rast ka takuar edhe nënkryetarin e qytetit të Parisit, Christophe Girard.

Me këtë të fundit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit kulturor, në veçanti në fushën e artit vizual, ndërsa si person me ndikim në politikën franceze, nga Girard u kërkua që të ushtrojë ndikimin për sigurimin e mbështetjes për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kam qenë në Prizren dhe e kam vizituar DokuFestin… Është një festival i përmasave botërore, të cilin jam i vendosur ta mbështes”, tha Girard, duke u shprehur i informuar për vështirësitë e kosovarëve për të udhëtuar në vendet e BE-së. Ai premtoi se do të bëjë çfarëdo që mundet që të përçohet mesazhi i duhur te njerëzit e duhur.

Girard, po ashtu, u shpreh i gatshëm që përmes bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetit të Parisit të themelohet edhe një qendër kulturore, e cila është shumë e rëndësishme në këtë qytet.

Zv. kryeministri Gashi, duke e falënderuar për mbështetjen dhe për idetë që ofroi, e ftoi z. Girard për një vizitë në Prishtinë.

Gjatë ditës, Gashi takoi edhe përfaqësuesit e bizneseve kosovare, të cilat kanë ekspozuar produktet e tyre në panairin më të madh botëror të ushqimit, SIAL, si dhe kryetarin e Rrjetit të bizneseve shqiptare në Francë, Azis Vardar.

“Nga bisedat që pata, kuptova se panairi, në të cilin pjesëmarrjen e kemi financuar ne si Qeveri, është treguar i suksesshëm, duke dhënë rezultat disa kontrata e marrëveshje të nënshkruara… Kjo është një shenjë inkurajuese që ta vazhdojmë këtë ndihmë për bizneset tona, të vendosim ura bashkëpunimi me bizneset shqiptare në diasporë dhe bashkërisht të punojmë për një mirëqenie sociale”, tha zv. kryeministri Gashi.

Bizneset edhe njëherë kanë falënderuar institucionet e Kosovës për mbështetjen e ofruar, përderisa morën garanci për mbështetje edhe në panairet e ngjashme në të ardhmen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?