Në vendin ku sot u protestua për aksidentet e shumta, ndodhi një aksident

Vetëm pak orë pasi u protestua për numrin e madh të aksidenteve, në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë, ka ndodhur edhe një aksident tjetër. Së paku një person është lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në atë që po njihet si “magjistralja e vdekjes”, shkruan koha.net Sot gjatë ditës, banorët e fshatit […]
Vetëm pak orë pasi u protestua për numrin e madh të aksidenteve, në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë, ka ndodhur edhe një aksident tjetër.
Së paku një person është lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në atë që po njihet si “magjistralja e vdekjes”, shkruan koha.net
Sot gjatë ditës, banorët e fshatit Stanoc i Poshtëm në formë proteste, kanë përkujtuar 5 të aksidentuarit që kanë vdekur në këtë magjistrale. Kërkesa kryesore e protestuesve ka qenë mirëmbajtja e nënkalimeve, ndriçimi i tyre dhe vendosja e mbikalimeve në vendet ku ka nevojë.












