Ndotja e mjedisit: plastika ka arritur edhe në stomakun tonë

Ndotja e mjedisit: plastika ka arritur edhe në stomakun tonë

Ndotja nga plastika nuk ka kursyer as trupin e njeriut. Shkencëtarët e kanë konfirmuar këtë për të parën herë. Pjesëza të vogla plastike janë gjetur te çdo pjesëmarrës, në një eksperiment që synonte të vlerësonte sesa plastikë hamë dhe pimë çdo ditë. Deri më tani, pjesa më e madhe e studimeve ishin të fokusuara në natyrë, […]

Ndotja nga plastika nuk ka kursyer as trupin e njeriut. Shkencëtarët e kanë konfirmuar këtë për të parën herë.

Pjesëza të vogla plastike janë gjetur te çdo pjesëmarrës, në një eksperiment që synonte të vlerësonte sesa plastikë hamë dhe pimë çdo ditë.

Deri më tani, pjesa më e madhe e studimeve ishin të fokusuara në natyrë, por studimi i ri tregon se edhe njerëzit po konsumojnë plastikë.

Sipas kërkuesve, plastika mund të përfundojë në trupin e njeriut përmes konsumimit të peshkut, apo pirjes së ujit nga shishet plastike.

Është bërë thuajse e pamundur t’i shpëtosh plastikës, por pasojat e saj në shëndetin e njeriut mbeten të panjohura. Mikroplastika është gjetur në të gjitha format e jetës marine, në kripën e detit, në mjaltë, në sheqer, birrë, fertilizuesit organikë, në pluhurin e shtëpive tona, e madje edhe në ujin e çezmave, apo atë të ambalazhuar.

Është zbuluar se kimikatet e përdorura në prodhimet e plastikës prekin zhvillimin e organeve seksuale te kafshët dhe peshqit. Druhet se plastika mund të mbajë edhe kimikate toksike, si për shembull metale helmuese, apo hormone që ndërhyjnë me zhvillimin normal seksual drejtpërdrejt në trupin tonë, transmeton tch.

Për ekspertët, shkalla e krizës plastike tregon se është e pamundur që njerëzit të evitojnë ngrënien, pirjen apo edhe thithjen e plastikës përmes frymëmarrjes, dhe e gjithë kjo me shumë gjasa ka efekte të dëmshme, pavarësisht se shkencëtarët vazhdojnë të punojnë për të pasur një panoramë më të qartë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?