Ndotja e ajrit e garantuar në Prishtinë, nuk ndalohet thëngjilli

Ndotja e ajrit e garantuar në Prishtinë, nuk ndalohet thëngjilli

Sipas të gjitha gjasave, ndotja e ajrit në Prishtinë dhe qytetet rreth saj do të ndodhë edhe këtë dimër. E kjo për shkak se qytetarëve nuk do t’u ndalohet përdorimi i thëngjillit. Ndalesë për përdorimin e kësaj lënde djegëse do të ketë vetëm për institucionet publike. Vendimi për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në institucionet […]

Sipas të gjitha gjasave, ndotja e ajrit në Prishtinë dhe qytetet rreth saj do të ndodhë edhe këtë dimër. E kjo për shkak se qytetarëve nuk do t’u ndalohet përdorimi i thëngjillit. Ndalesë për përdorimin e kësaj lënde djegëse do të ketë vetëm për institucionet publike.

Vendimi për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në institucionet publike është dërguar në qeverinë e Kosovës, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Ky vendim, pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës në qeveri.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk do të bëhet për qytetarët që e shfrytëzojnë thëngjillin si lëndë djegëse për t’u ngrohur gjatë dimrit. Ata mund ta përdorin, derisa të bëhet një shtrirje më e madhe e rrjetit të ngrohjes qendrore në kryeqytet.

“Edhe këtë vit është një rrezik i madh i ndotjes së ajrit, sepse ne nuk mund të ua ndalojmë shtëpive përdorimin e thëngjillit, këtë mund ta bëjmë vetëm për institucionet publike. Me këtë ne mund ta zbusim ndotjen e ajrit, por jo ta zgjidhim krejtësisht, pasi nuk mjaftojnë dy apo tri vite për këtë gjë”, ka thënë Ministri i MMPH’së, Fatmir Matoshi.

Matoshi, ka thënë se vendimi i dërguar për diskutim në qeveri, nuk ua ndalon përdorimin e thëngjillit qytetarëve, mirëpo do të shtohet kujdesi i policisë dhe inspektoratit të komunës së Prishtinës, që shitja ilegale e thëngjillit të kontrollohet dhe të ndalohet.

“Për aq sa mundemi me inspektorët tanë do ta ndalojmë shitjen, kemi kërkuar nga policia dhe inspektorati komunal i Prishtinës që të jenë të kujdesshëm me këtë çështje, pasi kemi informacione që thëngjilli që shitet në rrugë është ilegal, pa letra”, është shprehur Matoshi.

Në bazë të kësaj, ndotja e ajrit të Prishtinës, por edhe qyteteve rreth saj si Fushë Kosovës, Obiliqit e Graçanicës do të vazhdojë të bëhet edhe këtë dimër.

Ai ka shtuar se Termokosi nuk është duke e përdorur thëngjillin, por mazutin dhe metodën e koogjenerimit.

Projekti i koogjenerimit kap vlerën prej 37 milonë eurosh, para këto të siguruara nga Komisioni Europian, Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim, Qeveria Suedeze, Qeveria e Luksemburgut, Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës.

Ky projekt mundëson rehabilitimin e sistemit të ngrohjes qendrore të Prishtinës dhe siguron ngrohje të qëndrueshme, efikasitet më të lartë si dhe ambient më të pastër.

Vitin e kaluar, ndotja e ajrit ka qenë shqetësuese për qytetarët e Prishtinës dhe qyteteve tjera rreth saj. Ekspertët e shëndetësisë në Kosovë patën theksuar se numri i të sëmurëve nga mjedisi i ndotur ishte shtuar, në veçanti në muajin dhjetor, duke shtuar kështu problemet me mushkëri dhe sëmundjet tjera respiratore.

Këtë për Express e ka konfirmuar Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?