Musliu sot hesht për djalin e Shpend Maxhunit, dikur akuzonte prindërit e Sejdiut dhe Ismailit

Musliu sot hesht për djalin e Shpend Maxhunit, dikur akuzonte prindërit e Sejdiut dhe Ismailit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sot pas mbledhjes së Komisionit të AKI-së, nuk ka dashur ta ndërlidh veprimin e djalit të Shpend Maxhunit, me shefin e AKI-së. Ajo ka thënë se djali i Maxhunit është i rritur dhe duhet të marrë përgjegjësi, duke shtuar se familjet nuk duhet t’i fusin në institucione. “Jemi të thirrur […]

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sot pas mbledhjes së Komisionit të AKI-së, nuk ka dashur ta ndërlidh veprimin e djalit të Shpend Maxhunit, me shefin e AKI-së.

Ajo ka thënë se djali i Maxhunit është i rritur dhe duhet të marrë përgjegjësi, duke shtuar se familjet nuk duhet t’i fusin në institucione.

“Jemi të thirrur të kërkojmë rregull dhe respektim të ligjit. Kisha dashur të kemi të qartë se kemi të bëjmë me djalin e drejtorit e jo me drejtorin e AKI-së. Dhe si të tillë nuk na duhen që problemet familjare t’i fusim në institucione. Unë i ftoj organet e drejtësisë të kenë 0 tolerancë ndaj kujtdo, pavarësisht djali i kujt është”, është shprehur Musliu.

Por ndryshe mendonte deputetja e PDK-së para më shumë se një viti, shkruan Insajderi.

Në një debat të ashpër ku ishin përfshirë shumë zyrtarë të PDK-së me ata të Vetëvendosjes, Musliu me ashpërsi fliste për babain e Fisnik Ismailit, e nënën e Dardan Sejdiut.

Për babain e deputetit të PSD-së kishte thënë se ka punuar në kohën e Millosheviçit.

“Unë mund ta kem pasur edhe një babë palidhje, por as në rastin e tij nuk më ka ndodhë të dëgjoj se ai ishte pobratim (kumbar) i Sllobës. Nëse ka dëshmitar që mund ta dëshmoi të kundërtën, prap ju ftoj ta dëshmoni ju mirëpres!”, kishte thënë kohë më parë Musliu.

Akuza të tilla për prindërit e deputetëve kishte pasur edhe për nënën e Dardan Sejdiut.

Musliu e kishte akuzuar se kishte punuar si gjyqtare në kohën e Sllobodan Millosheviçit.

“Ani, mirë e ka, pasi tash ka fituar edhe mandatin e deputetit, ky ma i butë se ai shoku i tij “Skenderbeu” ( baba i tij me alltia u endeke në Kosovën e vrarë të vieve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij); por edhe ky Sejdia me nanën e vet, gjyqetare të dhunshme të Millosheviqit në Kosovë, duke punuar deri në 1999, me kanë me nxanë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të gjallë atëhere, nuk dihet a i kishin lëshuar të gjallë ndonjëhere prej gjyqit serb ku ka punuar!? E lëre ma kryetar shteti apo kryeparlamentar!”, kishte shkruar në facebook Ganimete Musliu kohë më parë.

Ndryshe në lidhje me skandalin e djalit të Shpend Maxhunit, komisioni për AKI-në është në pritje të raportit zyrtar nga Policia.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?