MPB’në nuk e shqetëson letra e Serbisë drejt anëtarëve të Interpolit për të mos e pranuar Kosovën

MPB’në nuk e shqetëson letra e Serbisë drejt anëtarëve të Interpolit për të mos e pranuar Kosovën

Shteti i Serbisë, me çdo kusht, po mundohet ta lërë Kosovën jashtë anëtarësimit në Interpol. Ministri i Brendshëm i këtij shteti, Nebojsha Stefanovic, ka pranuar se shtetet që e kanë njohur Kosovën po lobojnë për pranimin në Interpol, e gjithashtu , ka edhe presion ndaj atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën të votojnë […]

Ministri i Brendshëm i këtij shteti, Nebojsha Stefanovic, ka pranuar se shtetet që e kanë njohur Kosovën po lobojnë për pranimin në Interpol, e gjithashtu , ka edhe presion ndaj atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën të votojnë pro anëtarësimit, raporton KTV.

Stefanoviqi ka treguar se si po i kundërpërgjigjen lobimit pro anëtarësimit të Kosovës.

“Të gjitha shteteve anëtare të INTERPOL-it, unë, personalisht, iu kam dërguar letër dhe kam folur me ministra që do të jenë të pranishëm, me diplomat e ambasadorë dhe kemi theksuar tri fakte që i klasifikuam në aspektin politik, policor dhe të drejtësisë, të cilat flasin pse Kosova nuk duhet të anëtarësohet asnjë herë në Interpol”, ka thënë Stefanoviqi.

Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, ndau 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk kanë dashur që të flasin për hapat konkretë që po bëhen, në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e Interpolit, por në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shprehin besimin se në fund të Asamblesë së Përgjithshme, Kosova do të jetë pjesë e Interpolit.

Sipas zëvendësministrit Izmi Zeka, pas vendimit për tërheqjen nga kandidimi për anëtarësim në asamblenë e vitit 2017, institucionet e Kosovës kanë punuar intensivisht që asambleja e radhës të rezultojë me sukses.

Angazhimi institucional, sipas Zekës, nuk po ndikohet nga deklaratat dhe pengesat që vijnë nga Beogradi zyrtar.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, që këtë vit mbahet në Dubai, do t’i zhvillojë punimet ndërmjet datave 18 e 21 nëntor.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?