Ministria e Inovacionit bëhet e gjallë, financon një projekt në UP

Ministria e Inovacionit bëhet e gjallë, financon një projekt në UP

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Universiteti “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar sot Memorandum bashkëpunimi për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP”. Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga Ministri Besim Beqaj dhe Rektori i Marjan Dema. Me këtë rast ministri Beqaj ka deklaruar se kjo Qendër do të shërbejë për lidhjen e […]

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Universiteti “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar sot Memorandum bashkëpunimi për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP”.

Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga Ministri Besim Beqaj dhe Rektori i Marjan Dema.

Me këtë rast ministri Beqaj ka deklaruar se kjo Qendër do të shërbejë për lidhjen e dijes e shkencës me ekonominë dhe do t’iu shërbejë profesorëve, studentëve dhe të rinjve që kanë nevojë për aftësim profesional.

“Që nga themelimi i Ministrisë synim i yni ka qenë që Universiteti të bëhet me një qendër për inovacon dhe ndërmarrësi, e cila do t’ju mundësonte studentëve dhe profesorëve të punojnë bashkë me ekonominë, ku profesorët dhe studentët do të kenë mundësi t’i trajtojnë problemet e sektorit privat”, theksoi   Beqaj.

Ai ka thënë po ashtu se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bazë të marrëveshjes do të financojë me rreth 800 mijë euro meremetimin e dhe pajisjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, që gjendet në hapësirat e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Ndërsa rektori Marjan Dema ka folur për rëndësinë e Qendrës për Universitetin në kuadër të reformave që po bëhen.

“Qendra do të jetë një urë lidhëse e cila do të ofrojë trajnime të ndryshme, lidhjen e njohurive të të rinjve me biznesin. Do të shërbejë që të krijojmë studentë inovativ dhe kreativ. Jemi të interesuar që ta bëjmë atë transformimin e studentit, që të mos pret punë nga qeveria por nga vetja”, tha Dema.

Memorandumi për projektin “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP” ka vlerë rreth 800 mijë euro, mjete këto të ndara nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë më qëllim të meremetimin dhe pajisjes së hapësirës së destinuar për këtë Qendër në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?