Ministria e Arsimit largon nga puna zyrtaren që dyshohet për vjedhje në Bruksel (Dokument)

Ministria e Arsimit largon nga puna zyrtaren që dyshohet për vjedhje në Bruksel (Dokument)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës zyrtares së lartë Igballe Cakaj, e cila dyshohet të ketë vjedhur në një qendër tregtare në Bruksel në muajin qershor të këtij viti. Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë, Valmir Gashi. Sipas Gashit, vendimi është marrë nga sekretari i MAShT-it. “Në […]

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës zyrtares së lartë Igballe Cakaj, e cila dyshohet të ketë vjedhur në një qendër tregtare në Bruksel në muajin qershor të këtij viti.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë, Valmir Gashi.

Sipas Gashit, vendimi është marrë nga sekretari i MAShT-it.

“Në lidhje me znj. Caka, komisioni disiplinor ka nxjerrë vendim që të largohet nga puna, dhe sigurisht që kjo nënkupton edhe ndërprerje nga çdo angazhim tjetër në kuadër të MAShT-it. Vendimin për të e ka marrë sekretari i Ministrisë, Ekrem Kastrati”, ka deklaruar zëdhënësi.

KALLXO.com ka siguruar vendimin për largimin nga puna të Igballe Cakajt.

Në vendim thuhet se udhëheqëses së Divizionit për zhvillim profesional të mësimdhënësve në MAShT i shqiptohet masa disiplinore: Ndërprerja e marrëdhënies së punës në shërbimin civil.

Pasi kishte dëgjuar deklaratën me gojë të Cakajt, Komisioni Disiplinor kishte ardhur në përfundim se provat e ofruara si dyshime për vjedhje apo tentim për vjedhje në lokalin në Bruksel në bazë të fakteve rezultojnë të vërteta.

Prandaj, Komisioni kishte rekomanduar ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Igballe Cakajn.

Rasti për të cilin dyshohet tashmë ish-zyrtarja e lartë ka ndodhur në fund të qershorit.

Igballe Cakaj ishte pjesë e delegacionit të MAShT-it në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor. Në këtë delegacion ishte edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?