Ministri turk: Shqipëria të dëbojë gylenistët

Turqia pret që Shqipëria të largojë gjithë gylenistët që shteti turk e konsideron organizatë terroriste. Në një konference për mediat me ministrin Bushati, kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu u shpreh se në Shqipëri ka një strukturë të organizuar të organizatës FETO, që është e përqëndruar kryesisht në sistemin arsimor. Ministri turk kërkon nga qeveria shqiptare që […]

Në një konference për mediat me ministrin Bushati, kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu u shpreh se në Shqipëri ka një strukturë të organizuar të organizatës FETO, që është e përqëndruar kryesisht në sistemin arsimor.

Ministri turk kërkon nga qeveria shqiptare që të mbyllë institucionet e organizatës FETO, ashtu sikurse Turqia nuk strehon në vend terroristë nga Shqipëria.

“Është e dobishme të shikojmë se si funksionin organizata FETO. Në Shqipëri dhe në vendet e tjera kanë përdodur sistemin arsimor dhe kanë depërtuar shumë mirë brenda në sistemin shtetëror. Kjo organizatë terroriste është një kërcënim i hapur dhe i madh kundër Turqisë. E dimë që këtu ka elementë të FETO dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike.

Presim që të mbyllen institucionet që zhvillojnë veprimtari anti-turke në Shqipëri. Ata mund të bëjnë çdo gjë. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që mund të vijë nga Shqipëria. Këtë presim edhe nga miqtë tanë. I kemi dhënë listat me emrat e tyre dhe të personave me të cilët ne kërkojmë ekstradimin e tyre”, u shpreh ministri turk Çavusoglu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?