Ministri turk kërkon dorëzimin e gylenistëve tjerë, përgjigjet Haradinaj

Ministri turk kërkon dorëzimin e gylenistëve tjerë, përgjigjet Haradinaj

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dje dhe sot e ka vizituar Kosovën, ku gjatë një konference për media me homologun e tij kosovar, ka kërkuar nga institucionet kosovare që t’ua dorëzojë gylenistët, të cilët i ka quajtur terroristë, dhe njëherësh u ka bërë thirrje kosovarëve që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollat […]

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dje dhe sot e ka vizituar Kosovën, ku gjatë një konference për media me homologun e tij kosovar, ka kërkuar nga institucionet kosovare që t’ua dorëzojë gylenistët, të cilët i ka quajtur terroristë, dhe njëherësh u ka bërë thirrje kosovarëve që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollat e Fetullah Gylenit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur nga KosovaPress se si do të veprojë kundrejt kësaj kërkese të shtetit turk, mirëpo ai tha se një gjë e tillë nuk është përmendur në takimin e tyre. Megjithatë, pas insistimit, Haradinaj tha se në rast se Turqia i kërkon një gjë të tillë, do të veprojnë konfrom Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Haradinaj: Do të veprojmë konform ligjeve të kushtetutës

“Është mirë që ta vlerësojmë këtë që po them, për shembull na s’kemi pas bisedë, tash unë me fol hipotetikisht mundem, po s’parashihet ashtu, në rast se kemi kërkesa, ne e zbatojmë Kushtetutën, ligjet e Kosovës, kemi respekt për Republikën e Turqisë, dihet kjo. Unë përgjigjen e kam po ashtu konkrete, nuk kemi pas kërkesë të tillë. Në rast së kërkohet, atëherë flasim, kur të na kërkojnë, flasim. Po sot nuk e kam pas një kërkesë të tillë, sot nuk ka qenë pjesë e diskutimit”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa sa i përket takimit që ka pasur sot me ministrin e Jashtëm turk, Haradinaj tha se ishte takim pune lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, e njëherësh konfirmoi se Kosova ka votën e Turqisë për në Interpol.

Haradinaj: Turqia do të votojë për Kosovën në Interpol

“Ka qenë një bisedë shumë e frytshme, pra për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, bashkëpunimin e gjithanshëm në siguri, në politikë, në ekonomi edhe në planin e jashtëm. E kam kërkuar ndihmën për Kosovën në Interpol dhe disa procese të tjera ndërkombëtare të rëndësishme, e kemi marrë premtimin se Republika e Turqisë do ta përkrahë Kosovën me votë në Interpol edhe me përkrahje pikërisht për këtë temë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, këtë vit gjashtë shtetas turq u deportuan nga Kosova në Turqi me bashkëpunim të të dy vendeve. Në mesin e tyre, ishin pesë mësues dhe një mjek. Pas këtij rasti, ishte shkarkuar ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i AKI-së, Driton Gashi. Sipas njohësve të ligjit, ky veprim u quajt shkelje e Kushtetutës. /D.Morina/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?