Ministri Shala në Ditën Botërore të Standardeve: Le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet vendore

Ministri Shala në Ditën Botërore të Standardeve: Le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet vendore

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë hapjen e Ditës Ndërkombëtare të Standardizimit, ku është bërë edhe zbulimi i logos së re të Agjencisë Kosovare të Standardizimit. Mesazhi i ministrit Shala për këtë ditë ka qenë, që të krijohet besimi në produktet vendore, sepse sipas tij, shumica nga to po shërbehen me standarde […]

Mesazhi i ministrit Shala për këtë ditë ka qenë, që të krijohet besimi në produktet vendore, sepse sipas tij, shumica nga to po shërbehen me standarde SK.

Ministri ka treguar se e ka prioritet fuqizimit e standardeve, duke nënshkruar edhe udhëzimin administrativ për logon e re.

“Dje nënshkrova Udhëzimin Administrativ për Logon e Agjencisë së Standardeve, si dokument që vendosë rregullat për përdorimin e kësaj embleme të Agjencisë, dhe simbol identifikimi për Organin Standardizues të Kosovës. Ky Udhëzim në formë simbolike paraqet hartën e Kosovës, në dy romba (katror n’cep) si ekuivalencë figurash, sikur  vet standardet që tregojnë një model se si të prodhohet një produkt”, ka thënë Shala.

Ministri e ka quajtur probleme politike mos përfshirjen e certifikimit në Agjencinë e Standardizimit.

“Një sfidë për të gjithë ne mbetet mos përfshirja e certifikimit në Agjencinë e Standardizimit, me ç’rast standardizimi kosovar do të bëhej më i fuqishëm, më suportues, dhe standardet kosovare, me bazë evropiane SK -EN do të implementoheshin në shkallë më të lartë”.

Ministri ka kërkuar që të rritet besimi në produktet vendore, duke shtuar se do ta mbështes AKS-në që standardet të implementohen në shkallën më të lartë.

“Unë kam kërkuar nga drejtuesit e AKS-së që Ligjin e ri për standardizimit ta plotësojnë  edhe me Udhëzime Administrative për certifikimin, që standardet të implementohen në shkallë të dëshiruar. Unë do ta mbështesim AKS-në në ngritjen e një Sektori të  certifikimit, që ky shërbim të ofrohet nga institucionet tona, le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet tona vendore, ngase shumica e tyre tashmë po shërbehen me standardet SK. Raportet e AKS-së na tregojnë që shitja e standardeve çdo vit është në rritje, kështu që ne dëshirojmë të besojmë që Kosova po bëhet më konkurruese me produktet dhe shërbimet e veta”, ka thënë Shala.

Ministri ka falënderuar edhe projektin FMG, që po e ndihmon AKS-në për anëtarësimet në mekanizma ndërkombëtar.

“Po ashtu dua ta falënderoj projektin e BE-së për Qarkullimin e Lirë të Mallrave i cili po mbështetë fuqishëm katër shtyllat e Infrastrukturës së cilësisë që operojnë brenda MTI, nga të cilat standardizimi është bazamenti i kësaj infrastrukture”, ka thënë Ministri Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?