Ministri personal i Labinot Tahirit merr vendimin zyrtar si punëtor i Qeverisë

Deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri ka arritur që t’i kërkesat e tij që Ferizaji të ketë një ministër në Qeverinë Haradinaj të ndodhë sot edhe zyrtarisht nga kryeministri Haradinaj. Ekrem Mustafa ishte ‘njeriu’ i deputeti Tahiri që është emëruar edhe zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme. Emërimin në këtë pozitë e ka marrë mbrëmë kryeministri i Kosovës, […]
Ekrem Mustafa ishte ‘njeriu’ i deputeti Tahiri që është emëruar edhe zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme.
Emërimin në këtë pozitë e ka marrë mbrëmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kështu duke e zëvendësuar me ish-ministrin Bejtush Gashi, që u shkarkua gjatë ditës së djeshme nga partia e tij AKR me arsyen se kishte një performancë të dobët.
AKR e cila ka vetëm dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahirin dhe Islam Pacollin, ka një hise të madhe në Qeveri, duke drejtuar me katër ministri, atë të Punëve të Jashtme që e drejton Behgjet Pacolli, të Brendshmen që do të udhëhiqet nga Ekrem Mustafa, atë të Mjedisit e cila po drejtohet nga Fatmir Matoshi, dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik që e drejton Valdrin Lluka.
Ministrinë e Brendshme, në të cilën deri tani janë shkarkuar dy ministra, Flamur Sefaj e Bejtush Gashi.
Ndërsa, ministri Bejtush Gashi u lirua sot nga detyra, me kërkesë të AKR’së. Në AKR thonë se ai u shkarkua shkaku i performancës së tij të dobët.
Para tij, mandatin nuk kishte mundur ta përfundonte as ministri Flamur Sefaj, të cilin e kishte shkarkuar kryeministri Haradinaj, shkaku i arrestimit të shtetasve turq, të akuzuar në Turqi për terrorizëm, si pjesë e grupit Gylenist.













