Ministri malazez: Ne nuk përzihemi, Kosova duhet ta kryejë punën e vetë për ushtrinë

Ministri malazez: Ne nuk përzihemi, Kosova duhet ta kryejë punën e vetë për ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq ka thënë se shteti i tij nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera. Boshkoviq ka deklaruar pas një takimi me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha kur është pyetur  rreth iniciativës së institucioneve të Kosovës për shndërrimin e FSK në ushtri përmes ligjeve. “Sa i […]

Boshkoviq ka deklaruar pas një takimi me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha kur është pyetur  rreth iniciativës së institucioneve të Kosovës për shndërrimin e FSK në ushtri përmes ligjeve.

“Sa i përket Malit të Zi ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinjë dhe presim që këta të  Prishtinë ta zgjidhin këtë çështje dhe Mali i zi ka hapur derën që t’i ndihmoj vendet tjera për anëtarësim në NATO”, tha  Boshkoviq.

Ai foli edhe për vizitën e tij në Kosovë për të cilën tha se tregon që kanë partneritet të mirë me Kosovën për t’ia treguar rrugën e avancimit drejt BE-së dhe NATO-s.

“Përveç kësaj flamuri i Malit të Zi do të ngritet si pjesë e NATO-s dhe do të jemi pjesë e KFOR-it në Kosovë.

Ai ka komentuar edhe për reagimet që janë bërë në Serbi kur dy  pjesëtarë  të ushtrisë së Malit të Zi kanë ardhë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“E kam komentu këtë reagim nga Beogradi para së gjithash kjo është e motiveve të tjera. KFOR  ka qenë pjesë këtu para se të Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s. Ne e dimë se KFOR-i është garantues i paqes dhe sigurisë dhe fundja ne jemi vetëm . Mali i zi ka interesat e saj nacionale dhe kështu do të jetë”, tha Boshkoviq

Ministri i FSK Rrustem Berisha, ka thënë se e kanë informuar ministrin Boshkoviq për të arriturat e FSK-së.

“Gjatë vizitës e kemi njoftuar me të arriturat e FSK-së,  progresin, me situatën, sidomos me procesin e transformimit të FSK-së.

Biseduam edhe për mënyrën e bashkëpunimit. Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe është një partner i fuqishëm i Kosovës dhe jemi të sigurt se rrugën përpara. Diskutuam edhe për paktin e Atlantikut ku organizator do të jetë Mali i zi dhe ne do të jemi pjesëmarrës”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?