Ministri Lluka takohet me përfaqësuesin e qeverisë gjermane, ia ‘qan hallet’ një nga një

Ministri Lluka takohet me përfaqësuesin e qeverisë gjermane, ia ‘qan hallet’ një nga një

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në takim koordinatorin përgjegjës të Qeverisë gjermane për çështje dhe marrëdhënie Transatlantike dhe njëherësh anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Peter Beyer, me të cilin bisedoi rreth ndërmarrjeve publike, me theks të veçantë Telekomin e Kosovës dhe termocentralin “Kosova e Re”. Lluka tha se MZHE-ja, duke […]

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në takim koordinatorin përgjegjës të Qeverisë gjermane për çështje dhe marrëdhënie Transatlantike dhe njëherësh anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Peter Beyer, me të cilin bisedoi rreth ndërmarrjeve publike, me theks të veçantë Telekomin e Kosovës dhe termocentralin “Kosova e Re”.

Lluka tha se MZHE-ja, duke parë gjendjen e Telekomit të Kosovës, është duke u munduar që brenda dy viteve ta privatizojë atë dhe ta kthejë në gjendje profitabile.

“Ndërsa për sa i përket ndërmarrjeve publike qendrore në përgjithësi, janë ndërmarrë reforma si dhe është miratuar projektligji i ri, i cili ndër të tjera synon që të përmirësojë funksionimin e tyre”, u shpreh ai.

Ministri Lluka ka folur edhe rreth ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, për rëndësinë jetike që ka për bizneset vendore si dhe për punën që është duke u bërë në projektet e energjisë së ripërtërirë, ku deri në vitin 2020 pritet të arrihet synimi që 25% e energjisë së prodhuar të jetë nga energjia e ripërtërirë.

Po ashtu u nda edhe një shqetësim ku si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes së interkoneksionit me Serbinë, ka humbje të mëdha në sektorin e energjisë.

Ministri Lluka kërkoi përkrahje nga Beyer në implementimin e kësaj marrëveshje, të cilën e konsideroi jetike për bizneset dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?