Miliona dollarë harxhohen në diplomaci, jo të gjitha arrijnë cakun – Arsyetimi i kryeministrit për 20 mijëshen

Miliona dollarë harxhohen në diplomaci, jo të gjitha arrijnë cakun – Arsyetimi i kryeministrit për 20 mijëshen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka komentuar lidhur me eventin e dështuar në Neë York dhe 20 mijë dollarët e humbur duke thënë se miliona dollarë harxhohen sa i përket planit diplomatik dhe jo të gjitha e arrijnë cakun. Ndonëse thotë se nuk i di detajet, shefi i Qeverisë tha se […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka komentuar lidhur me eventin e dështuar në Neë York dhe 20 mijë dollarët e humbur duke thënë se miliona dollarë harxhohen sa i përket planit diplomatik dhe jo të gjitha e arrijnë cakun.

Ndonëse thotë se nuk i di detajet, shefi i Qeverisë tha se ideja për një event të tillë ka qenë e tij, por që kanë hequr më pastaj dorë nga një ngjarje e tillë e cila buxhetit të Kosovës i kushtoi me humbjen e 20 mijë dollarëve amerikanë.

“Me siguri ka ndodhur kështu për shkak se atje ideja  e një ngjarje të përbashkët ishte më e vështirë sesa takime bilaterale edhe kemi hekë dorë prej kësaj idesë të parë me qëllim me iu përshtatë agjendës. Po  ka ekzistuar kjo ide, ka qenë edhe e imja edhe e Qeverisë që të ndodh, që t’i ftojmë shumë delegacione me një vend mirëpo u konstatua pastaj se disa delegacione nuk kanë qef me qenë, ose me u ditë krejt agjenda dhe është më mirë me shkua një nga një. Tani me siguri atje polisa e rezervimit janë të tilla, por detajet nuk i di por mund të jetë kështu si thoni ju… Shumë milionë dollarë harxhohen sa i përket përpjekjeve në planin diplomatik jo të gjitha e mbërrijnë cakun, pra është rrezik i punës që e bëjmë“, tha kreu i ekzekutivit.

Këto komente kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i bëri pas takimit që zhvilloi me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, për të cilët ndau edhe medaljen e Gjergj Kastriot-Skënderbeu.

Ndryshe, gjatë sesionit të fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në hotelin “Hilton” në Midtoën nga këshilltari politik, Eroll Belegu ishte rezervuar një sallë për të organizuar pritje për krerët e delegacioneve botërore që merrnin pjesë në këtë ngjarje, por që shkuarjen e kishte konfirmuar vetëm presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe për këtë arsye organizimi dështoi kështu duke ia humbur kotë buxhetit të shtetit 20 mijë dollarë, kurse i gjithë rezervimi pritej të arrinte deri në 50 mijë dollarë amerikanë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?