Mësoni se kush po mban ‘peng’ hetimet për vrasjen e Ivanoviçit

Mësoni se kush po mban ‘peng’ hetimet për vrasjen e Ivanoviçit

Mungesa e informacioneve nga autoritetet e Beogradit, sipas organeve të hetuesisë në Kosovë, po ndikon në mungesën e përparimeve rreth ndriçimit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Autoritetet kompetente të Kosovës thonë se po punojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, por, sipas tyre, nuk po arrijnë të […]

Mungesa e informacioneve nga autoritetet e Beogradit, sipas organeve të hetuesisë në Kosovë, po ndikon në mungesën e përparimeve rreth ndriçimit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Autoritetet kompetente të Kosovës thonë se po punojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, por, sipas tyre, nuk po arrijnë të sigurojnë informata të vlefshme edhe nga Beogradi. Oliver Ivanoviç, ka vepruar në Kosovë si përfaqësues politik, por kishte edhe shtetësinë e Serbisë. Ai ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Ivanoviç ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.
Prokurori Sylë Hoxha nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është i ngarkuar me rastin Ivanoviç. Ai i tha Radios Evropa e Lirë, se institucionet përgjegjëse janë në fazën e grumbullimit të provave.

Prokuroria, theksoi Hoxha, së shpejti do të përpilojnë një kërkesë me disa pyetje të cilat do t’ua drejtojë autoriteteve përgjegjëse në Serbi. Pala kosovare, thotë ai, ka vullnet dhe është e gatshme për bashkëpunim të ndërsjellë me Serbinë për zbardhjen e rastit Ivanoviç. “Deri më tani nuk jemi të kënaqur me bashkëpunimin me autoritetet e Beogradit zyrtar.

Ata janë përgjigjur pjesërisht në disa kërkesa të nevojshme. Kështu që nuk na kanë siguruar informatat e duhura për të cilat ne dimë se ata i disponojnë”, tha Hoxha. “Mirëpo ne jemi në zbatim të kodit të procedurës dhe do t’u shkojmë procedurave me radhë, kurse çka na sjellin ata (Serbia) ajo le të mbetet çështje e tyre”, tha prokurori Hoxha.

Pak ditë pas vrasjes së Ivanoviçit, Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës i kishte dërguar katër kërkesa Qeverisë së Serbisë.
Por, përgjigjet e palës serbe, sipas prokurorit Hoxha, janë kthyer jo të kompletuara. Por, edhe autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga Prishtina shkëmbim të informatave rreth hetimeve.

Megjithatë, kërkesat në të dyja adresat në fund dolën se u kthyen më shumë në fajësime reciproke sesa në bashkëpunim. Iniciativa Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, përmes një deklarate për media thotë se pas nëntë muajve që kur është vrarë Ivanoviç, autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit kanë vetëm akuza e deklarata, kurse bashkësia ndërkombëtare po heshtë.

Kjo Iniciativë thirret edhe në autoritetet e Serbisë, të cilat deklarojnë se nuk kanë informacione të rëndësishme që do të çonin në zbardhjen e këtij rasti. E njëjta thuhet edhe në lidhje me hetuesinë në Prishtinë, e cila nuk ka dalë ende me një hetim që do të ndihmonte në kapjen e kryesit apo kryesve të këtij krimi.

Prokurori Sylë Hoxha, thotë se institucionet përgjegjëse të Kosovës janë të vendosura dhe shumë të interesuara për zbardhjen e këtij rasti. “Ne jemi shumë të vendosur në zbardhjen e rastit se bashku më hetuesit policor të rastit dhe po presim rezultatet”, tha ai. Oliver Ivanoviç ishte qytetar i Kosovës, por kishte edhe shtetësinë e Serbisë, andaj ishte paralajmëruar që hetimet të përfshijnë edhe shkëmbimin e informatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?