Mësimdhënësit paralajmërojnë grevë

Mësimdhënësit paralajmërojnë grevë

Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta në Kosovë akoma nuk e kanë të zgjidhur statusin e tyre. Statusi i punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, ende nuk është zgjidhur përfundimisht, pavarësisht se në muajin maj të këtij viti kishte kaluar në shqyrtim të parë Projektligji për njohjen […]

Statusi i punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, ende nuk është zgjidhur përfundimisht, pavarësisht se në muajin maj të këtij viti kishte kaluar në shqyrtim të parë Projektligji për njohjen e statusit të tyre.

Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), shpreson që ky projektligj këtë muaj do të shkojë për lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, pas takimeve të shumta që kanë pasur me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim dhe duke e parë se deputetët e Kuvendit e kanë votuar në lexim të parë projektligjin për statusin e mësimdhënësve të viteve ’90-ta, shpreson se edhe në leximin e dytë deputetët do ta votojnë.

“Në bazë të bisedave që ne i kemi me deputetët por edhe duke e ditur se ata e votuan projektligjin në leximin e parë, jemi të sigurt se për hir të respektit që kanë për vitet e ’90-ta do ta votojnë edhe në leximin e dytë dhe më në fund mësimdhënësit dhe arsimi i asaj kohe do ta ketë ligjin e vet. Besoj që shumë shpejt do të vijë momenti i leximit të dytë dhe po them se jam i sigurt se deputetët shqiptarë në shenjë respekti që e kanë për mësuesit për vitet e ’90-ta do ta votojnë”, ka deklaruar Jashari për Lajmi.net.

Ai shtoi se në rast se ndodh e kundërta, pra nuk shkon në Kuvend dhe nuk votohet projektligji në lexim të dytë atëherë SBASHK-u nuk do të rrijë duarkryq.

“Nëse ndodh e kundërta dihet se SBASHK-u është i përgatitur dhe këtë e ka treguar edhe në të kaluarën që të veprojë në bazë të zërit të mësimdhënësve dhe veprimet me siguri se do të janë veprime sindikale të cilat do t’i caktojë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut”, theksoi Jashari.

Ai po ashtu tregoi se një pjesë të debateve, në takimet me Komisionin Parlamentar për Arsim ku kanë marrë pjesë përfaqësues të SBASHK-ut, kanë reaguar në lidhje me kategorizimin e përfituesve që është bërë.

Sipas tij, arsyeja përse kanë reaguar ka qenë për shkak të përqindjes së ulët të përfitimit.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, me gjithë debatin e gjatë nga deputetët, ishte miratuar me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?