Mbi 57 milionë euro u shpenzuan për nëntë muaj për pagesa të veteranëve

Mbi 57 milionë euro u shpenzuan për nëntë muaj për pagesa të veteranëve

Mbi 57 milionë janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për pagesa të veteranëve të luftës gjatë nëntëmujorit të këtij viti. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shifër është rritur për 20 milionë euro apo 51 për qind. Kjo ka bërë që skemat sociale të pësojnë një rritje prej 16 për qind […]

Mbi 57 milionë janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për pagesa të veteranëve të luftës gjatë nëntëmujorit të këtij viti. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shifër është rritur për 20 milionë euro apo 51 për qind.

Kjo ka bërë që skemat sociale të pësojnë një rritje prej 16 për qind apo 44 milionë euro më shumë sesa gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2017. Shpenzimet për skemat sociale kanë arritur në 321 milionë euro vetëm për 9 muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Rritjen e shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale e ka parë si shqetësuese edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka alarmuar se Kosova mund të shkojë drejtë krizës fiskale për shkak se buxheti i saj nuk përballon një rritje kaq të shpejtë të shpenzimeve për këtë kategori.

Sipas raportit financiar për nëntëmujorin e këtij viti, një kopje që e ka siguruar gazeta “Koha Ditore”, gjatë nëntëmujorit të 2016-s për pagesa të veteranëve të luftës ishin shpenzuar 28.86 milionë euro, për periudhën e njëjtë të 2017-s janë shpenzuar 37.96 milionë euro, ndërsa gjatë këtij viti vlera e pagesave ka arritur në mbi 57 milionë euro.

Për pensionet bazë janë shpenzuar 86.83 milionë euro, për pensionet bazë të kontribut-dhënësve 71.10 milionë euro, për pensionet për persona me nevoja të veçanta 24.70 euro, për të verbrit 4.11 milionë euro. Bazuar në këtë raport për kategoritë e luftës janë shpenzuar edhe 29.83 milionë euro ndërsa për të burgosurit politik rreth 6.5 milionë euro./Koha/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?