Mashtrimi i mediave serbe: ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës

Një shtet tjetër afrikan ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës. Kështu të paktën po raportojnë mediat beogradase. Bëhet fjalë për Lesoton, i cili, sipas “Kurir”-it, edhe zyrtarisht ka tërhequr njohjen. “Një tjetër fitore diplomatike e Serbisë. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq konfirmon se Lesoto tërhoqi njohjen e Kosovës si shtet […]
Bëhet fjalë për Lesoton, i cili, sipas “Kurir”-it, edhe zyrtarisht ka tërhequr njohjen.
“Një tjetër fitore diplomatike e Serbisë. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq konfirmon se Lesoto tërhoqi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, shkruan ky medium.
Por, në parim njohja e një shteti definohet si akt i parevokueshëm, sepse praktika ndërkombëtare nuk njeh tërheqjen e njohjes.














