Majko: Ushtria e Kosovës e bënë më të fortë edhe Shqipërinë

Majko: Ushtria e Kosovës e bënë më të fortë edhe Shqipërinë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka mirëpritur miratimin në parim të tri ligjeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, dhe ka thënë se siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme. Ish kryeministri, tash ministër i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se ushtria […]

Ish kryeministri, tash ministër i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se ushtria e Kosovës e bënë më të fortë edhe Shqipërinë.

“Është çështje e një forme ligjore e cila duhet të mbyllet përfundimisht dhe Kosova të ketë të drejtë të blejë armatim të rëndë, ashtu siç blejnë të gjitha kombet dhe shtetet natyrshëm të Evropës, sepse Kosova është shtet i cili po ndërton politikën e vet të sigurisë kombëtare. Ajo që është e rëndësishme ta them unë është që siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme. Në qoftë se Kosova ftohet apo sëmuret, ne andej kollitemi dhe anasjelltas”, ka thënë Majko.

Majko ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke thënë se Kosova duhet të ketë kujdes në dialogun Kosovë-Serbi, sepse serbët kanë prodhuar një politikë mjaft të qëndrueshme dhe janë pjesë e një loje që nuk fillon dhe mbaron në Beograd.

“Në qoftë se serbët kanë ndryshuar…le të shohim, por unë nuk hy te njerëzit që mendojnë se serbët janë një komb që ndryshojnë shpejt. Ata janë njerëz që kanë prodhuar një politikë goxha të qëndrueshme dhe janë pjesë e një shahu që nuk fillon dhe mbaron në Beograd. Megjithatë, të shohim”, theksoi ai.

Pandeli Majko nuk ka dashur ta komentoi idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, sepse siç tha ai dy presidentët e tij, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi kanë mendime të kundërta për këtë çështje. Megjithatë, ai mendon se me kohë do të arrihet e mira për Kosovën.

“Do më mirëkuptoni si agjenci që unë nuk do bëj debat për këtë çështje me presidentin e Kosovës, që është edhe presidenti im, bashkë me presidentin Meta. Dy presidentë që kanë mendime krejtësisht të ndryshme për këtë çështje, kështu që, unë nuk dua t’i fus më shumë në sherr ata, por do mbaj qëndrim duke heshtur pozitivisht, në një çështje për të cilën mendoj do të bëhet më e mira. Besoj që koha, koha është doktoresha më e mirë në këtë drejtim”, ka thënë Majko.

Ndërkaq, Majko ka folur edhe për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, i cili tha se duhet të ndodhë në mënyrë praktike, edhe në fushën e ekonomisë./I.Shabani/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?