Lumezi: Pas 30 ditëve aktakuzën për veteranët mashtrues do ta ridërgojmë në gjykatë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka folur lidhur me aktakuzën për “veteranët mashtrues”. Aktakuza për “veteranët mashtrues” ju është kthyer mbrapa Prokurorisë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me arsyesn se ajo nuk është e kompletuar. Vet Lumezi e ka pranuar këtë dhe ka thënë se nuk ka asgjë të qëllimshme nga ana e gjyqtarës dhe […]
Aktakuza për “veteranët mashtrues” ju është kthyer mbrapa Prokurorisë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me arsyesn se ajo nuk është e kompletuar.
Vet Lumezi e ka pranuar këtë dhe ka thënë se nuk ka asgjë të qëllimshme nga ana e gjyqtarës dhe vërejtjet që janë dhënë do të korigjohen në aktakuzë nga Prokuroria.
“E kemi një gjyqtare e cila është shumë e ndërgjegjshme dhe në anën tjetër i kemi prokurorët që i kemi caktu, nuk besoj që është një zhagitje e qëllimshme. Vërejtjet që janë dhënë nga Gjykata ne do t’i përmisojmë “, tha Lumezi duke treguar se pas 30 ditëve do të ridërgohet në Gjykatë kjo aktakuzë.
Kujtojmë se Gjykata Themelore e Prishtinës më 10 tetor ia kishte kthyer Prokurorisë aktakuzën për mashtrim me listat e veteranëve.












