Ligjet po i lënë personat me nevoja të veçanta të papunë

Ligjet po i lënë personat me nevoja të veçanta të papunë

Komuna e Prishtinës këtë vit do të punësojë dhjetë persona me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë pjesë e stafit të administratës komunale për dy ditë. Kjo është bërë gjatë fushatës  “Tetori – muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”, me ç’rast Komuna Prishtina ka organizuar një aktivitet […]

Komuna e Prishtinës këtë vit do të punësojë dhjetë persona me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë pjesë e stafit të administratës komunale për dy ditë.

Kjo është bërë gjatë fushatës  “Tetori – muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”, me ç’rast Komuna Prishtina ka organizuar një aktivitet me persona të kësaj kategorie.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, është shprehur se këto lloj aktivitetesh ngritin vetëdijen se edhe personat me aftësi të kufizuara mund të jenë të dobishëm për shoqërinë.

Nushi: 10 persona do të vendosen në pesë njësi

“Siç e dini, çdo vit ne në këtë kohë të fushatës i punësojmë 10 e ma tepër persona. Kësaj radhe 10 do të jenë pjesë e stafit tonë gjatë këtyre dy ditëve. Do të jeni të shpërndarë në pesë njësi të ndryshe nga dy veta”, ka saktësuar Nushi.

Megjithatë, në lidhje me mundësinë e punësimit të përhershëm, Nushi ka potencuar se tashmë në Komunën e Prishtinës janë të punësuar tre persona me aftësi të kufizuara, por mospërputhja midis ligjeve ka shkaktuar njëfarë paqartësie.

Nushi: Mospërputhja e ligjeve pengesë serioze

“Në Komunën e Prishtinës kemi tre persona me aftësi të kufizuar që janë të punësuar. Por  për fat të keq, dy ligje janë në kundërshtim më njëri-tjetrin. Këtë çështje e kemi diskutuar vitin e kaluar dhe e kam kundërshtuar ligjin për shërbyes civilë, për arsye se ligji për persona me aftësi të kufizuara shumë qartë e definon se në 50 persona të punësuar, duhet një person me aftësi të kufizuar, ndërsa ligji për shërbyes civile e ndalon këtë lloj të punësimit. D.m.th. nuk ka mundësi që të bëhet ndonjë lloj diskrimiminimi ndaj grupeve tjera ose favorizimi i ndonjë grupi në procesin e konkurrimit”, ka nënvizuar Nushi

Ai bëri thirrje që personat me nevoja të veçanta të aplikojnë në pozita që shpallen e për të cilat ata ndihen kompetentë, ndërsa shtoi se nuk ka nevojë për favorizime, por thjesht t’u ofrohen mundësi e barabarta për punësim të gjithë njerëzve, pavarësisht dallimeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?