Lënia e duhanit – Përfitimet e mëdha por edhe pasojat e rënda

Duhanpirja mund të krijojë shumë efekte negative në shëndetin tuaj, të tilla si rreziku për të zhvilluar sëmundje si kanceri apo sëmundje të zemrës. Mund të çojë pra, në vdekje të parakohshme, përcjell Periskopi. Ndërsa këto rreziqe janë arsye të mira për lënie të duhanit, edhe lënia mund të jetë e zorshme për disa njerëz. […]
Duhanpirja mund të krijojë shumë efekte negative në shëndetin tuaj, të tilla si rreziku për të zhvilluar sëmundje si kanceri apo sëmundje të zemrës. Mund të çojë pra, në vdekje të parakohshme, përcjell Periskopi.
Ndërsa këto rreziqe janë arsye të mira për lënie të duhanit, edhe lënia mund të jetë e zorshme për disa njerëz.
Edhe pse lënia e duhanit mund të jetë sfidë e rëndë, benefitet në shëndetin fizik e mendor bëjnë që kjo gjë t’ia vlejë.
Cilat janë përfitimet?
Cikli i thyer i varësisë – Brenda një muaji të lënies së cigares, receptorët e nikotinës në trurin tuaj do t’i kthehen normalitetit, duke thyer ciklin e varësisë.
Qarkullim më i mirë – Qarkullimi juaj i gjakut do të përmirësohet brenda 2 deri në 12 javësh. Kjo e bën aktivitetin fizik shumë më të lehtë dhe e ul rrezikun e sulmit në zemër
Përmirësim të shijes dhe të të ndijuarit – Duhanpirja dëmton mbaresat nervore në hundën dhe gojën tuaj, duke i ngurtësuar senset e të shijuarit dhe të të ndijuarit. Brenda veç 48 orëve të lënies së cigares, mbaresat e nervave fillojnë të rriten, dhe sensi i shijes dhe i të ndijuarit përmirësohet ndjeshëm.
Më shumë energji – Bashkë me përmirësimin e të frymuarit dhe të aktivitetit fizik, oksigjeni i rritur në trupin tuaj do t’iu japë më shumë energji.
Shtytje sistemit tuaj imunitar – Lënia e duhanit do të përmirësojë qarkullimin, do të rris nivelet e oksigjenit dhe do të ulë inflamacionin – të gjitha këto do t’i japin një të shtyrë sistemit imunitar, që e bën më të lehtë për trupin tuaj të luftojë gripërat dhe sëmundjet tjera
Gojë dhe dhëmbë më të pastër – Duhanpirja i zverdh dhëmët, shkakton frymëmarrje të keqe dhe rrit rrezikun për infeksione orale. Brenda pak javësh pas lënies së duhanit, ju do t’ia nisni të shihni e të ndjeni dallimin brenda gojës.
Seks më të mirë
Duhanpirja mund t’ua dëmtojë jetën seksuale. Ajo rrit rrezikun e disfuksionin erektil te meshkujt që i bën të derdhen më shpejt se që duhet, dhe kontribuon në disfunksion seksual te gratë duke reduktuar lubrikimin gjenital dhe frekuencën e orgazmave.
Rrezik më i ulët i kancerit – Do t’iu duhen disa vite pas lënies së duhanit, por ju do të ulni rrezikun për këto soje:
Kanceri i mushkërive, i ezofagut, i veshkës, i fshikëzës dhe i pankreasit
Efektet anësore të lënies së duhanit mund të jenë shumë të rënda
Shumë njerëz ndihen sikur janë sëmurë kur e lënë duhanin. Kjo sepse duhanpirja afekton çdo sistem në trupin tuaj. Kur ju e ndërprisni, trupit i vyen kohë që të mësohet me mosmarrjen e nikotinës. Duhet mbajtur parasysh që këto efekte anësore janë të gjitha të përkohshme.
Kokdhimbje e vjellje
Therje në duar dhe në këmbë
Kollitje dhe fyt të thatë
Apetit të shtuar dhe shtim të peshës
Dëshirë e pafrenuar për nikotinë
Irritim, frustrim e zemërim
Kapsllëk
Ankth, depresion dhe pagjumësi
Vështirësi në koncentrik
Gojë të thatë












