Lëndët e krimeve të luftës nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Hagë

Lëndët e krimeve të luftës nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Hagë

Ish-udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, kohë më parë ka qëndruar në Kosovë. Pos takimit me krerë të sistemit të drejtësisë, ai nuk është kthyer duar thatë për në Hagë. Me vete ka marrë disa lëndë nga Gjykata Themelore në Prishtinë e Prizren, e që kanë të bëjnë me krime lufte. […]

Ish-udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, kohë më parë ka qëndruar në Kosovë. Pos takimit me krerë të sistemit të drejtësisë, ai nuk është kthyer duar thatë për në Hagë. Me vete ka marrë disa lëndë nga Gjykata Themelore në Prishtinë e Prizren, e që kanë të bëjnë me krime lufte.

Në një takim të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj kishin marrë pjesë i gjithë niveli i lartë i sundimit të ligjit.

Megjithatë, në këtë takim që është mbajtur kohë më parë shihet se kanë munguar dy nga drejtuesit e dy institucioneve shumë të rëndësishme në vend: Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi e Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.  Të dy këta udhëheqës institucionesh kishin një arsye të fortë pse munguan në këtë takim.

Të njëjtën ditë në Kosovë ka qëndruar Kwai Hong Ip, që në atë kohë pas largimit të David Shwendeman-it, ishte udhëheqës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Ky zyrtar i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri e Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi.

Ky i fundit në një bisedë telefonike me T7, e ka konfirmuar këtë takim. Sipas Idrizit, aty është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjelle në mes të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Organeve Gjyqësore në Kosovë.

Por, burimet tregojnë se këta të dy nuk ishin zyrtarët e vetëm që i takoi kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në atë kohë.

Kwai Hong Ip, sipas burimeve brenda sistemit të drejtësisë, është takuar edhe me disa nga Kryetarët e Gjykatave në Kosovë. Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e Gjykatave Themelore në Prishtinë e Prizren.

Burimet bëjnë me dije se Kwai Hog Ip ka marrë me vete një mori lëndësh. Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të Krimeve të Luftës. Bile në mesin e atyre lëndëve që janë marr për në Hagë, ka edhe raste që tashmë kanë përfunduar në Kosovë.

Po në këtë ditë, Kawi Hong Ip, ka bërë me dije se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të hap zyre edhe në Beograd.

Ndërsa, ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm.

Ndërkohë tani me Zyrën e Prokurorit të Specializuar udhëheq prokurori Jack Smith, që ka pasuar David Shwendimanin. /Televizioni7/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?