LDK vazhdon takimet: Do të dalim të parët në zgjedhje

LDK vazhdon takimet: Do të dalim të parët në zgjedhje

Kanë vazhduar takimet e kryesisë së LDK-së me strukturat e degëve, sot ishte takimi me strukturat e Malishevës. Të pranishëm prej anëtarëve të kryesisë ishin, Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Beqiri, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Anton Quni, Naser Osmani, Lutfi Zharku dhe deputeti Driton Selmanaj. Siç njofton LDK, takimin e hapi kryetari i degës së LDK-së […]

Kanë vazhduar takimet e kryesisë së LDK-së me strukturat e degëve, sot ishte takimi me strukturat e Malishevës.

Të pranishëm prej anëtarëve të kryesisë ishin, Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Beqiri, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Anton Quni, Naser Osmani, Lutfi Zharku dhe deputeti Driton Selmanaj.

Siç njofton LDK, takimin e hapi kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Sami Kafexholli, i cili theksoj përkrahjen e degës së LDK-së në Malishevë për të gjitha qëndrimet e LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri përcjelli fjalën e kryetarit Mustafa për të gjitha çështjet aktuale, dialogun me Serbinë, qëndrimin e LDK-së kundër korrigjimit të kufijve, formimin e Forcave të Armatosura, liberalizimin e vizave dhe çështjet aktuale në vend të cilat tashmë janë të njohura për opinionin.

Beqiri ka thënë se LDK është e unifikuar dhe në momentin që vendi shkon në zgjedhje, LDK do të dalë e para. Ai ka thënë që përmes këtyre takimeve LDK është më afër elektoratit.

Lutfi Zharku ka thënë që takimet po mbahen për dy qëllime, qëndrimet e LDK-së për çështjet aktuale dhe e dyta për zgjedhjet sepse LDK është duke punuar për ta dërguar vendin në zgjedhje. Zharku gjithashtu ka folur për qeverisjen Mustafa duke theksuar të gjitha sukseset e qeverisjes së LDK-së dhe duke shprehur nevojën që LDK-ja duhet të jetë prap në qeverisje, si nevojë e patjetërsueshme për vendin.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë që dega e Malishevës ka ide dhe opinione të shëndosha të cilat janë vlera të mëdha për LDK-në. Ndërsa, Fetah Rudi tha se LDK-ja çdoherë ka qenë e fortë, ka tejkaluar sfida shumë të mëdha por që në fund ka dalë e para gjithmonë.

Gjatë takimit dega ka shprehur disa kërkesa për kryesinë e LDK-së, por gjithashtu janë diskutuar edhe mangësi dhe sfida të strukturës së degës në Malishevë që në të ardhmen degën do ta bëjnë më të fortë dhe do ta nxjerrin fituese

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?