Labi: Urime ushtria Kosovë, Haliti: Faleminderit, urime edhe ty

Deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri gjatë një fjalimi të shkurtër në Kuvend ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim për askënd, raporton Periskopi. Sipas tij, Qeveria e dëshmoi se po punon. “Qeveria ka gjetur momentumin për Ushtri. Këta të Listës Serbe e lëshuan sallën por i ftoj të vinë sepse çfarëdo katastrofe që […]
Sipas tij, Qeveria e dëshmoi se po punon.
“Qeveria ka gjetur momentumin për Ushtri. Këta të Listës Serbe e lëshuan sallën por i ftoj të vinë sepse çfarëdo katastrofe që mund të ketë, ushtria do t’i përgjigjet edhe etnisë serbe, meqë Beogradi është më larg, e Prishtina më afër”, ka thënë ai.
Në fund, Labi uroi Kosovën për Ushtrinë.
“Urime ushtria Kosovë”, tha ai.
E atij për shkak i replikoi kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, i cili i tha atij “Faleminderit, urime edhe ty”./Periskopi












