Ky është shqiptari i vrarë në Australi, arrestohet edhe një femër

Ky është shqiptari i vrarë në Australi, arrestohet edhe një femër

Ka shkuar në 3 numri i personave të arrestuar për vrasjen e shqiptarit më 12 Tetor në Australi. Së fundmi janë vënë në pranga dy vetë, 23-vjeçari Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçarja Bridie McCormack. Mediat australiane kanë zbardhur edhe identitetin e 46-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua brenda shtëpisë së tij. Ai është Urim Gjabri. Policia thotë […]

Ka shkuar në 3 numri i personave të arrestuar për vrasjen e shqiptarit më 12 Tetor në Australi.

Së fundmi janë vënë në pranga dy vetë, 23-vjeçari Matt Tenhoopen dhe 20-vjeçarja Bridie McCormack.

Mediat australiane kanë zbardhur edhe identitetin e 46-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua brenda shtëpisë së tij.

Ai është Urim Gjabri.

Policia thotë se dy të arrestuarit janë pjesë e një bande të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Matt Tenhoopen akuzohet për vrasje dhe vjedhje, kurse 20-vjeçarja Bridie për dhënie ndihme për autorin e vrasjes. Disa ditë më parë, më 21 Tetor u arrestua i dyshuari i parë për vrasjen e shqiptarit.

Ai është Aaron Donald Carver 35 vjeç, i akuzuar për vrasje.

Shqiptari Urim Gjabri u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij më 12 Tetor në zonën e Para Vista. Policia dyshon se ai mund të jetë vrarë rreth orës 01:00 të mëngjesit të 9 Tetorit.

46-vjeçari Gjabri jetonte me qira për rreth 6 muaj në atë banesë. Shkak për vrasjen mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës. Në shtëpinë e viktimës u gjetën disa bimë kanabisi të kultivuara aty.

Lënda narkotike ishte marrë nga autorët e dyshuar pasi kishin ekzekutuar shqiptarin.

Më pas u arratisën nga vendngjarja me makinën e viktimës, e cila u gjet e braktisur nga policia në një tjetër rrugë në atë zonë. Policia dyshon se edhe viktima Urim Gjabri ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Murrai Brigde. /tvklan

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?