Kuvendi i boshatisur: Nuk miratohet as Projektligji për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

Kuvendi i boshatisur: Nuk miratohet as Projektligji për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

Me 49 vota kundër 11 për dhe 3 abstenim Kuvendi nuk ka miratuar në parim Projektligjin  për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme. Nënkryetari i komisionit për legjislacion, Hajdar Beqa, kërkoi që ky projektligj të votohet kundër. Ai kritikoi mosprezencës e Lëvizjes Vetëvendosje e cila njëherësh është edhe propozuesi i këtij projektligji. “Edhe Lëvizja vetëvendosje që […]

Me 49 vota kundër 11 për dhe 3 abstenim Kuvendi nuk ka miratuar në parim Projektligjin  për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Nënkryetari i komisionit për legjislacion, Hajdar Beqa, kërkoi që ky projektligj të votohet kundër. Ai kritikoi mosprezencës e Lëvizjes Vetëvendosje e cila njëherësh është edhe propozuesi i këtij projektligji.

“Edhe Lëvizja vetëvendosje që e ka bërë këtë propozim edhe në komision nuk ka qenë serioz as në seanca. Mendoj që kjo pikë duhet të hiqet nga rendi i ditës ose të votohet kundër,” është shprehur Beqa.

Ndërsa, Frashër Krasniqi nga PSD,  kërkoi që ky projektligj të miratohet.” PSD e mbështetë ketë projektligj, mendoj që projektligji i propozuar nga qeveria nuk e rregullon çështjen ashtu siç është e rregulluar në ligj.Kërkojmë miratimin e këtij projektligji. Është fatkeqësi që nuk i kemi të gjithë deputetët këtu që të miratohet ky projektligj.

Ndërsa Shkumbin Demaliaj kërkoi që rekomandimet e projektligjit deputetët t’i inkorporojnë në ligjin paraprak.

“Kisha kërkuar nga të gjithë kolegët që të gjitha ato që mendojnë që duhet të ketë projektligji t’i inkorporojnë.”Ndërsa Bilall Sherifi tha se një projektligj i tillë do të duhej të procedohej tutje.“Mendoj që duhet të vazhdojmë që të procedojmë,” është shprehur Sherifi.

Kurse Memli Krasniqi nga PDK, tha se do të votojnë kundër pasi ky projektligj është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dhe një çështje e tillë është e rregulluar me Projektligjin për Kompetencat e Zgjeruara.“Ajo që vlen të theksohet, vetë dispozitat themelore të këtij ligji janë në kundërshtim me legjislacionin e BE.

Ne e kemi në procedurë një projektligj që trajton një çështje të tillë. E kemi ligjin për kompetencat e zgjeruara. Mendojmë që është me rëndësi që të hidhet në votim, dhe ne do të votojmë kundër, ashtu siç është propozu.”

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?