Kush është Marco Ianni? Trajneri që provokoi Mourinhon të ndeshej fizikisht me të

Kush është Marco Ianni? Trajneri që provokoi Mourinhon të ndeshej fizikisht me të

Sot u zhvillua derbi i javës mes Chelseat dhe Manchester Unitedit në Stamford Bridge që përfundoi me rezultat të barabartë 2 me 2. Protagonist i ndeshjes u bë sërish Jose Mourinho – trajneri pranë shkarkimit – shkaku i një gjesti në fund të takimit që e morë vëmendjen nga fusha e lojës. Ross Barkley në […]

Sot u zhvillua derbi i javës mes Chelseat dhe Manchester Unitedit në Stamford Bridge që përfundoi me rezultat të barabartë 2 me 2.

Protagonist i ndeshjes u bë sërish Jose Mourinho – trajneri pranë shkarkimit – shkaku i një gjesti në fund të takimit që e morë vëmendjen nga fusha e lojës.

Ross Barkley në sekondat e fundit nuk e la skuadrën e Mourinhos që t’i merrte tri pikë nga Stamford Bridge, dhe kjo bëri që ndihmëstrajneri i dytë Marco Ianni të provokonte Mourinhon duke festuar para hundëve të tij – derisa ky i fundit ishte i nxehur nga pësimi i golit.

Mourinho ishte ngritur në këmbë dhe kishte dashur të konfrontohej me italianin, por u ndalua nga sigurimi dhe nga lojtarët e të dyja skuadrave.

Por, çka dihet për Marco Iannin? Jo shumë, shkruan The Sun. Ai është lindur më 1982 dhe ka kaluar dy vite si ndihmës i Sarrit edhe te skuarda e Napolit. Te Chelsea, trajnerë të tjerë që ndihmojnë Sarrin janë edhe legjendat italiane të ekipit, Gianfranco Zola dhe Carlo Cudicini, por edhe portieri i dikurshëm Henrique Hilario.

Ianni nuk ka qenë asnjëherë futbollist, dhe duket se nuk ka ambicje për t’u bërë kryetrajner – por pas vëmendjes që mori pas incidentin me Mourinhon, kjo gjë mund të ndryshojë.

Mourinho pas ndeshjes bëri me dije se Sarri i ka kërkuar falje për incidentin Mourinhos dhe i ka thënë se do ta ndëshkojë Iannin për sjelljen e tij. Ndërkohë që edhe Ianni i kishte shkuar në zyren e Sarrit për t’i kërkuar falje, pas së cilës Mourinho i kishte thënë se e pranonte dhe se nuk do ta vriste për vetëm një gabim. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?