Kusari sprovon politikanët kosovarë: A guxoni t’ia bëni këtë kërkesë ministrit të Erdoganit

Juristja e njohur kosovare Flutura Kusari ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook ku ka folur për vizitën e sotme të ministrit Mevlut Çavusoglu në Kosovë, shkruan Periskopi. Ajo ka pyetur nëse kishte ndonjë politikan në vendin tonë që do të kishte guxim t’i kërkonte atij që t’i lironte gazetarët në Turqi, […]
Juristja e njohur kosovare Flutura Kusari ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook ku ka folur për vizitën e sotme të ministrit Mevlut Çavusoglu në Kosovë, shkruan Periskopi.
Ajo ka pyetur nëse kishte ndonjë politikan në vendin tonë që do të kishte guxim t’i kërkonte atij që t’i lironte gazetarët në Turqi, që sipas saj janë akuzuar e dënuar për vepra penale fiktive.
Ajo e quan Turqinë si një ndër shtetet më të tmerrshme në Evropë për sa i përket të drejtave dhe lirisë së shprehjes së gazetarëve.
Ky është postimi i plotë i znj.Kusari:
“A ka naj politikan t’Kosovës që ka guxim me i kërku Mevlut Çavusoglut me i liru gazetarët e burgosur në Turqi dhe mos me vazhdu me i arrestu?
163 gazetarë janë akuzu/dënu për vepra penale fiktive nga prokuroria/gjyqësori i kontrolluar dhe i ndikuar nga politika turke.
Turqia është ndër shtetet më tmerrshme në Europë për të drejtën e lirisë së shprehjes së gazetarëve.
Me rastin e vizitës së Çavusoglut, gazetarët në Kosovë kanë mujtë me organizu naj aksion me tregu mbështetje për kolegët gazetarë në Turqi.”












