Kurti: Kosova të bëjë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët

Kurti: Kosova të bëjë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është e rëndësishme që vendi t’i ketë forcat e armatosura, por duhet të jenë të qarta disa gjëra, raporton Periskopi. Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë parasysh se Serbia nuk e njeh si shtet, ashtu siç na njohin Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia. […]

Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë parasysh se Serbia nuk e njeh si shtet, ashtu siç na njohin Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia.

“Shpresoj që dikush nga Qeveria e ka shikuar se çfarë Ushtria ka Serbia. Forcat tona duhet të na mbrojnë nga ai që na sulmon, e në këtë rast është Serbia. Para se t’i sillni këto projektligje, a kishte studim për kundërvënie efikase për Serbinë nga Qeveria. Kjo e bon sulmin ndaj kundërshtarit të paleverdishëm. Forcat e armatosura duhet t’i referohen vendit. Duhet përshtatur zona e njësitë. Kohëzgjatja për formimin e Ushtrisë mund të zgjasë deri në 10 vjet, e kjo e bën më pak serioze”, ka thënë Kurti gjatë debatit për projektligjet për transformimin e FSK’së.

Tutje, ai ka thënë se Kosova duhet të bëjë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët.

“Meqë forca e armatosur nuk do të jetë si duhet, duhet të bëjmë marrëveshje me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët. Se nëse ndodh lufta, institucionet duhet të jenë në nivel të detyrës. Islanda e ka një marrëveshje të tillë. Funksionarët duhet të kenë shkollim profesional. Duhet të kemi oficerë të shkolluar. Asnjë qeveri s’ka pasur program që vajza e djem t’i dërgojnë për studime në  akademi të famshme ushtarake. Duhet të shihet se çfarë edukimi patriotik kanë pjesëtarët e FSK’së. Shkollimi brenda është më i rëndësishëm për ta, se arma që mbajnë në duar”, tha tutje Kurti./Periskopi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?