Kurti: Kosova është viktima e vetme e Serbisë, katër shtete tjera do t’i shkaktojnë përçarje

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kosova është viktima e vetme e Serbisë pasi që sipas tij, shteti serb do të ketë kokëçarje me katër shtete tjera për çështje të kufijve dhe pakicave kombëtare. Sipas Kurtit, kjo është strategji e Vuçiqit e Daçiqit e cila sipas tij ka gjetur mirëkuptim edhe nga presidenti […]

Sipas Kurtit, kjo është strategji e Vuçiqit e Daçiqit e cila sipas tij ka gjetur mirëkuptim edhe nga presidenti i Kosovës.

“Kroacia dhe Hungaria, por edhe Rumania e Bullgaria, si anëtare të BE-së, do t’i bëjnë shumë kërkesa Serbisë për çështje të kufijve dhe pakicave kombëtare. Madje edhe Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi e Maqedonia nuk kanë rregulluar shumëçka me Serbinë.

Prandaj shumë siklet e kokëçarje do të ketë Serbia prej të gjithë këtyre në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Prandaj asaj po i ngutet për marrëveshje me Kosovën, me viktimën kryesore të saj, në mënyrë që këtë ta përdorë si argument se Serbia nuk është më ai shteti agresor dhe kriminal, hegjemon e shtypës.

Nëse shqiptarët ia falin Serbisë krimet dhe diskriminimet, borxhet dhe territoret, atëherë çka kanë kroatët e hungarezët, rumunët e bullgarët, që ankohen?! Kjo është strategjia e Vuçiqit dhe Daçiqit, e cila ka gjetur mirëkuptim në majen e shtetit të kapur të Kosovës, te presidenti ynë sharlatan” shkruan Kurti në Facebook.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?