Kundërshtohet vendosja e tregut te ‘Bill Clintoni’: Po prishet imazhi

Kundërshtohet vendosja e tregut te ‘Bill Clintoni’: Po prishet imazhi

Agim Rexhepi nga shoqata “Miqtë e Amerikës” ka reaguar lidhur me vendosjen e tregut tek sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë. Ai ka thënë se vendosja e këtij tregu, dëmton dhe prish imazhin e Kosovës pasi që sipas tij, ai është një nga vendet më të vizituara nga turistët në Prishtinë, raporton Ekonomia. “Vet fakti që […]

Ai ka thënë se vendosja e këtij tregu, dëmton dhe prish imazhin e Kosovës pasi që sipas tij, ai është një nga vendet më të vizituara nga turistët në Prishtinë, raporton Ekonomia.

“Vet fakti që shumë qytetarë të asaj zone shpesh herë më thirrin në telefon dhe kërkojnë që të intervenohet dhe të mos vendosen ato tezga para shtatores sepse në atë mënyrë deformohet vendi jepet një imazh i keq dhe jepen sinjale të ndryshme. Nuk e di a është i bërë me qëllim apo pa qëllim, mirëpo vet fakti që është ka përsëritet një veprim i tillë, edhe pse shumë herë kemi apeluar në mënyrë publike dhe në mënyrë private dhe në mënyra të ndryshme u kemi dërguar si palë përfaqësuesve të komunës që të mos veprojnë në një mënyrë të tillë sepse ai vend nuk është i dedikuar për treg”, tha Rexhepi.

Ai shton se ky vend është i dedikuar për një personalitet, një përfaqësuesi kryesor për Kosovën, Bill Clintonit, mirëpo si duket “kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër edhe është duke u përsëritur”.

“Veprimi i tillë është i pamoralshëm ta them kushtimisht sepse në atë mënyrë vendosja e patateve e domateve para shtatores jep një ngjyrim krejtësisht tjetër. Elementi më qenësor se pse ne reagojmë është sepse jemi dëshmitar se ai shesh është shndërruar vend turistik kryesor, nuk ka shtetas të jashtëm që nuk vinë para asaj shtatore me bë një fotografim dhe se në këtë mënyrë me dashje a pandashme ne dërgojmë mesazhe negative dhe e degradojmë sheshin në të cilin është investuar një kapital i jashtëzakonshëm politik për tu sjell presidenti në Prishtinë dhe për tu ngrit imazhi i atij sheshi”, ka thënë tutje Rexhepi.

Ai shtoi se ka bërë kërkesë tek kryetari i komunës, Shpend Ahmeti për takim, për të diskutuar heqjen e këtij tregu mirëpo sipas tij, kërkesa ka hasur në vesh të shurdhër.

“Unë kam bërë pyetje publike lidhur me këtë. Unë jam i vetëdijshëm që ata banor kanë nevojë për një treg ambulant. Mirëpo jam i vetëdijshëm që pasojat e veprimit të tillë janë jashtëzakonisht negative. Apeloj tek kryetari dhe institucionet komunale që t’i kapin finesat politike dhe ta heqin sepse si i tillë dëmton imazhin e Kosovës. Unë kam kërkuar deri me tash takim mirëpo nuk më është mundësuar një gjë e tillë. Ne kemi kërkuar që në atë shesh të vendoset një punëtor i sigurisë të ketë kamera, të mirëmbahet”.

Nga Komuna e Prishtinës nuk janë përgjigjur për këtë çështje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?